Shumë t’ri e t’reja kanë qenë t’zhgënjym e t’mllefosun dje! Shumë edhe sot janë! Jo që janë dënu aktivistë e ni partie, po sepse janë dënu pa dëshmi e fakte katër të ri, derisa i pesti ka marr dënim kapital për të cilin kërkush deri sot s’ka dhanë përgjegjësi!

Shumë veta nëpër rrjetet sociale janë të zhgënjym në shtetin, në drejtësinë, edhe e përmendin ikjen prej ktij vendi. E ikja, derisa osht ni akt qyqar, osht edhe e vetmja mënyrë shpëtimi. Sot.

Por, jo nesër. Derisa krejt senet këputen tu u tëhollu, zullumi këputet tu u trashë. Dhe ni ditë ka mu kput.

Edhe atë zullum kanë me kput rinia që nuk duron ma nënshtrimin parahistorik t’cilin e kemi pas n’gjak prej qëkur mahet n’mend ekzistenca e jonë si popull – prej otomanëve e deri tek shtresa ma e ndytë e popullit tonë.

Me ni kohë tjetër ku plaku i familjes e msusi n’shkollë kanë qenë burime të vetme të informacionit, kjo metodë ka funksionu. Tashti, kur çka t’dojnë munden me msu e me gjyku vet, tu përdor sa t’dojnë burime informatash, vlera e msusit edhe e plakut, ‘trushpërlarja’ kolektive me bazë familjen, shkollën, e edhe televizionin e gazetat ka marr fund!

Edhe kjo paaftësi me kontrollu masën, rininë në veçanti, ju djeg shumicës. Hala mundohen, ama shyqyr që kemi ni pjesë të madhe të rinisë që hala pa ju dal 3shi para kanë mrri sukses e përvojë më shumë se që kanë bo gjatë krejt jetës paraardhësit tanë të nënshtrum.

Ni mënyrë e fundit për me kaplu këtë ‘rebelim’ të rinisë osht frika kolektive. Frika që edhe nëse nuk ka fakte që keni bo diçka të jashtëligjshme munden me ju qu në burg. Nëse nuk jeni t’dëgjushëm, të nënshtrueshëm.

Ama osht pak vonë për këtë mesele.

Nuk po ju shiten ma rrenat e kërcnimet.

Rinia gjithmonë ka sjell ndryshime, dhe çdo gjeneratë e të rinjsh ka bo revolucion në shoqërinë tonë. Kuptohet që hala shumica ka nevojë për një emancipim intelektual, edhe kjo merr kohë. Por, herëdokurdo ni nivel shembullor, skandinav ka mu arrit.

Osht rrugë e gjatë, e mundimshme, edhe vyn gjenerata me ndryshu si popull. Megjithatë, shumica e rinisë nuk e ka nijet mu ndal. Dalëngadalë, e keqja ka mu largu. Me durim, me punë, me përkushtim arrihet edhe ajo. ndoshta mas disa gjeneratave, mirëpo ni sen osht i sigurt. Nijet nuk e kanë me vazhdu me këtë të keqe që kqyr me i kthy n’grushtin e hekurt këta t’ri e t’reja që nuk dojnë me pas kufi të cilët po u imponojnë pak edhe me qëllim të preferuarit e gjeneratave të vjetra.

Në luftë kundër të keqes e të mirës, që ni rund tjetër ka me zhvillu edhe nesër, herëdokurdo do të fitoj e mira. Së pari nevojitet mu ndal e keqja, dhuna psikike e fizike, qasja skllavopronare që kanë ndaj popullsisë. Masanej e mira vjen hap pas hapi. Me durim… me punë… me dashni… edhe me zemër…