Eh, Berluskonët…. sa njihni prej tyre?! I ‘çmenduri’ Silvio është bërë shaka për tërë botën moti kohë sa me ‘batutat’ aq edhe me ‘skandalet’ e tij. E bija,
Barbara, e dashura e Patos, një bionde drejt të 40tave, nënë e dy fëmijëve, më shumë e ‘përzier’ në punët e Milanit. Për Pier-Silvioin, ‘mjekër-dhinë’ për të cilin nuk kemi dëgjuar që nga konspiracioni për shitjen e Kakas drejt Cityt, kur kinse të bijtë dëshironin ta shitni, po si gjithnjë Il Presidente ndërhyri për të mos prishur ëndrrat e ‘rosonerëve’, të cilët i harroi për 60+ milionët e Realit
vetëm pesë muaj më pas. Tani Pier-Silvio merret me Mediasetin, kryesisht operacionet ndërkombëtare si degën spanjolle dhe Endemolin (kompaninë e formateve të ndryshme si Big Brother – i vetmi i pranishëm tek ne). Mediaset Espana ka shënuar shifra astronomike krahasuar me ekonominë kombëtare të Spanjës. Ka pasur profit me përqindje të dyfishtë, derisa ekonomia e Spanjës veçse është zhytur në nivelet e Portugalisë. Rënia e profitit nga reklamat në Mediaset Italia ka qenë jo shumë domethënës. Keni kujdes flasim për profitin, jo operacionet. Pra, ka pasur fitime edhe pse jo si në vitin 2011. Këta tre njoh(im) nga Berluskonët edhe pse ekziston edhe së paku një bir dhe ish-gruaja për të cilën Koha Ditore para disa muajve kishte shkruar në një artikull duke deklaruar se Silvio shet lojtarë për të paguar divorcin. Mos të harrojmë edhe Bunga Bungat që si duket kanë qenë inspirim për nisjen e një kanali për të rritur në platformën Tring Digital! Seriozisht sa të cekët janë këta të Tringut… qyqet.
Pra, Fiinvest ka përfitime, dhe Berlusconi mund të injektoj të hyra në skuadër kurdo që të dëshiroj. Ka para, por nuk investon. Rregullat e FairPlay financiar s’do të vlejnë vetëm për Milanin, por…
Nuk kam kohë të humbas për të lexuar ndonjë biografi të Berluskonëve, por mjaftojnë edhe këto që dimë për momentin. Me njerëz të tillë ka punë Allegri çdo ditë! Vet mua si një fans më kanë çarë nervat dhe nuk mund ti duroj më koprracinë e tyre. Eksperimenti me Leonardo ishte i dështuar, u lidhëm tepër me Ancelottin, dhe në 10 sezonet e fundit, kemi 2 Serie A, 1 Ligë të Kampionëve, dhe…. asgjë tjetër. Uh, dhe jemi ‘squadra piu titolata in mondo’! Sa ironike është kjo për neve që mbijetojmë me kosto të ultë dhe gjithnjë luftojmë për një pozitë në Champions. Kemi edhe stresin veror dhe besa edhe atë dimëror që na çmendnin çdo verë duke ‘kërcënuar’ shitjen e lojtarëve më të mirë për të blerë anonime me të panjohurat e algjebrës si X e Y. Kemi kujtime që na kanë prishur psikologjinë për sot e 100 vite duke nisur nga Deportivo, Liverpool, Arsenal, Werder Bremen, Manchester, e Barcelona. Shyqyr që kemi mposhtur Zvezdën (ah, shkiet…).
Për tërë këto ia lë fajin Berluskonëve. Lëre fare… do të bëj një kolumne tjetër për Berluskonët dhe keqmenaxhimin e tyre. Kur them keqmenaxhimin mendoj në periudhën e shitjeve që ka nisur me largimin e Shevës. Me gjithë këto 6 vite ferri, Silvio Berlusconi mbetet presidenti më i madh i një skuadre futbolli ndonjëherë, për mendimin tim. Ka pasur njerëz të mençur afër, njerëz të suksesshëm, që kanë gjetur njerëz tjerë të suksesshëm që e bëjnë Milanin skuadrën më të fortë në botë. E di që ka ndryshuar shumëçka, por si një shpirt nostalgjik, e kërkoj presidentin Berlusconi në krye, jo hijen e tij.
[…] dhe për shkak të titullit, kjo kolumne ka një nënkolumne nën vete që mund ta gjeni në këtë link. KOLUMNCEPTION, pra diçka si filmi Inception. Shikojeni, është film bajagi i mirë, por edhe […]