Categories
lomsh

elonaaaa

e vetmja pjese ku ni shqiptar i lindun n’perendim mundet me qene ma i mire se na jane kushtet ekonomike n’t’cilat ka jetu…
edhe ato jo qe e ka qu lejleku atje, po per ni arsye a tjeter, prioritetet e familjes tyne kane dallu prej familjeve tona ketu…

edhe nese parja ju bon mu ndi (si ata jashte, si kta ktu)qe jeni n’qiellin e shtate, e pjese e feudalizmit te shekullit XV, derisa nencmoni cdo vendor, atehere qysh ja bon rust cohle tek ‘true detective’ ju jeni ni pjese muti… edhe asi muti qe e bojn qent ku t’ju vjen, edhe veres n’pik t’zhegut mledhen mizat… tashti, kush jon mizat mundeni me definu ju vet…

perkunder shume disavantazheve ekonomike ne krahasim me fmit e diaspores, vendoret kane lexu, kane kqyr, kane msu gjana ma t’sjellshme e ma t’hijshe se ni pjese e diaspores…
lexojne prej librave ma t’mira, kqyrin prej serive e filmave ma cilesor, e mbi te gjitha kane shije n’muzike, dhe nuk jane arsyeja e vetme pse e mbajne gjalle ‘talente’ si Linda Morina e Meda…

edhe ktu ni pjese e konsiderueshme e te rinjve kane mentalitet te ngjashem si te pjeses se konsiderueshme te diaspores… shijeeeeee, njohuri e qellime…

kjo vec deshmon qe pa marr parasysh ku rritesh, cka vesh, cka vozit, e cka ha, kjo nuk pasqyrohet direkt n’inteligjencen e edukaten tonde…

edhe per fisnikeri (jo-feudale) noj dite tjeter, edhe pse edhe ajo pak a shume m’varet prej zhvillimit edukativ e arsimor individual qe secili ka marr prej familjes e rrethit me t’cilit osht rrit…

ka shume qika si elona, ka hala ma shume djem si elona…