Te kënga “Without Me”, Eminem shfaq Elvisin derisa ngrihet nga tualeti, ku Eminemi është ajo çfarë thotë që është në këngën e tij të famshme.
Ai Elvisi është më bindës, më i ngjashëm me Elvins Presley se sa Austin Butler.
Krejt çfarë duket të jetë munduar të bëjnë Baz Luhrmann dhe ekipa është që të bëjnë Austin Butler të mësojë si të lëvizë ijët në tentim për të transmetuar sharmin që ka pasur Elvisin në gratë e asaj kohe.
Fakti që Austin Butler nuk i ngjanë Elvisit as sa disa nga aktorët e Saturday Night Live që kanë portretizuar Elvisin në shumë skeçe përgjatë viteve është problemi kryesor me filmin.
Historia tregohet nga kolonie Tom Parker, i cili tregon historinë klientit të tij më të madh nga perspektiva e tij, me një narracion të këndshëm siç di të bëj Tom Hanks. Dhe kaq me anët pozitive të filmit.
Pos që dëshpëron në aspektin vizual, Elvisi ofrohet si një ‘robot’ që nuk arrin të prekë emocionet e veta, derisa mund të jetë ky qëllimi që të duket një kukull e kolonelit. Filmi më humb në shumë pjesë.
Dhe pastaj, kur e krahasoj me njërin nga filmat më të mirë biografik për një këngëtar – Walk the Line për Johnny Cash, të përmend këtë film të Luhrmann në të njëjtën fjali mund të jetë ofendim për punën që ka bërë si James Mangold ashtu edhe Joaquin Phoenix.
Tetë Oskarët për të cilët është nominuar tregojnë vetëm një gjë – me çdo vit cilësia e filmave vetëm që po shënon rënie. Nuk kemi më art, kemi propagandë ultraliberale. Nota personale: 2/5