Kah me ia nis?

Prej Game of Thrones!

Njëjtë sikur Game of Thrones edhe Euphoria nuk është për krejt. Nuk është lehtë të “durosh” krejt ato që ndodhin tek Euphoria, sidomos në sezonin e dytë kur shpalosen më thellë disa nga historitë e karaktereve dytësore.

Mund të themi që ky sezon ka qenë më shumë i karaktereve dytësore duke devijuar pak nga Rue, kryesisht në episodet e fundit.

Urrejtja, ose më mirë të them reagimet negative ndaj kësaj serie që mund të vijnë dhe nga ndonjë fans “i qartë” i Game of Thrones janë për një arsye – Euphoria nuk është ‘fiktive’!

Dhe këtu qëndron rëndësia e Euphoria, e cila them që duhet të shikohet sidomos nga gjimnazistët e studentët që janë në moshë të pjekurisë së parë! Gjithmonë me idenë që nuk do e keqinterpretojnë mesazhin, por marrë parasysh që ne jemi kryesisht njerëz kampionë në keqinterpretime, atëherë…

Të vazhdojmë me finalen që megjithatë doli të ishte pak më e butë se sa që mund të ishte.

Nuk e di si do të vazhdojë sezoni i tretë, por i besoj Sam Levinson dhe punës së tij gjatë këtyre dy sezoneve.

Por, kur përmenda karakteret dytësore kryesisht mendova për Ashtray, Lexi, dhe Cal & Nate.

Mund të themi që historia e gjysmë së këtyre karaktereve veçse është mbyllur me finalen. Dhe që nga episodi i parë që nis me historinë e Fezcos dhe Ashtray, deri në finalen e sezonit të dytë, kemi gërmuar në të kaluarën e tyre mjaftueshëm, përfshirë edhe karakteret tjera, duke mos na mbetur merak që kemi humbur ndonjë element të rëndësishëm nga e kaluara e tyre.

Pra, që nga fillimi kemi pasur një sezon të shtruar mirë për finale.

Tensioni nga ato se çfarë mund të ndodhin në episodin e ardhshëm kanë qenë që nga ‘rikthimi’ i Rue në ‘adetin e saj’, pastaj ideja për të gjetur rrugëdalje me marrëveshjen me Paulan, kërkimi i përgjigjeve të Cal dhe loja që i bën Nate, deri tek shfaqja e Ru dhe çmenduria e Maddy nëpër korridoret e shkollës.

E pastaj mos të harrojmë ekzekutimin që bën Ashtray para vet-sakrificës së fundit.

Disi është i pa përshkruar.

Teknikisht, disa episode kanë mundur të duken të ngadalshme, dhe ndoshta janë provuar të sillen nga pikëpamja e një të droguare – Rue. Mendoj që një përshkrim i tillë i historisë dhe ngjarjeve nuk ka provuar të zgjasë sezonin e episodet në veçanti, sa ka provuar të krijojë atë tensionin që në fund shpërthente me ngjarje epike!

Pastaj, edhe një herë, krejt historia rreth shfaqjes së Lexit! Momentet e Ali. Aktrimi i Zendaya.

Edhe këtë sezon Euphoria solli anën e errët të jetës së tinejxherëve derisa luftojnë një beteje që nuk kemi dëshirë ta pranojmë se ekziston. Prandaj, është ndër gjërat më të mira që janë në TV për momentin.

Shumë shkurt, ka qenë ndër sezonet më të “çmendura” që kam parë në TV. Nota personale: 5/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: