Categories
lomsh

Euro2020 Parashikimi

Një vit me vonesë, pa Kosovën, e pa Shqipërinë, Euro2020 më në fund do të fillojë. Ndryshe nga që jemi mësuar, por së paku do të kemi fansa dhe jo audio-incizime banale të brohoritjeve të cilat vetëm sa i bënin ndeshjet më bajate gjatë 13 muajve të kaluar.

Favoritët

Ekipi i dytë i Francës – Areola; Theo, Umtiti, Upamecano, Sidibe; Ndombele, Camavinga, Aouar; Thauvin, Martial, Fekir – dhe tjerët që nuk janë ftuar në Euro2020, lojtarët e renditur nga pozita e 27të e më poshtë, nëse e marrim këtë shembull renditjeje, do të bënin një ekip të denjë për rrethin e dytë.Ashiqare Franca është favoriti kryesor me ekipin larg më të mirë nga tjerët. Franca, ky vend me ligën e “fermerëve” që po dominon, dhe do të dominojë, botën e futbollit edhe për disa vite, nëse gjërat lëvizin me këtë ritëm.

Sfiduesit

Belgjika dhe Portugalia janë dy vendet me ekipet e tyre ‘të pjekura’ për të sjellë tituj. Të parët do të kenë presionin më të lartë për shkak se gjysmëfinalet e finalet nuk mjaftojnë më për belgët. Mbrojtja ka kaluar zenitin, mesfusha po arrin atë, derisa sulmi varet nga vetëm Lukaku. Nëse Romelu është në formë, e nganjëherë shkon në gjumë në kësisoj finalesh, atëherë nuk do duhej të kishte problem.Mbrojtjen edhe më të mplakur e ka Portugalia. Fonte e Pepe i kanë nga 37 vjeç, e shoqëri Diasit mund t’i bëjë vetëm qendërmbrojtësi i natyralizuar i Tuchelit, Danilo Perreira. Cristiano përkundër moshës, mund të gjejë momentet e veta, por edhe nëse nuk i gjen, ka shoqëri të mirë në krahë, e në bankën rezervë.Gjigantët e letraveAnglia, Italia, Gjermania, e Spanja – vendet e katër ligave më të mira në Evropë, në këtë kampionat evropian vijnë me ide të ndryshme.Low, pas turpërimit nga Spanja, e Maqedonia e Veriut, i ra pishman për Mullerin e Hummelsin. Nuk është që do të këndellin ekipin këta dy, por është një veprim shfajësimi eventual në fund të karrierës së tij si trajner i kombëtares gjermane. Gjermanët vijnë edhe për një tango të fundit, dhe mund të befasojnë, varësisht prej rivalëve, të arrijnë deri në finale. Por, thellë në vete, nuk mohoj rastin që të largohen qysh në grupe. Pos nëse ndonjëri nga yjet e së ardhmes – Havertz – vendos të marrë bajrakun.Italianët janë të mplakur. Me Chiellinin e Bonuccin në qendër të mbrojtjes, nuk do ta kenë të lehtë kundër ekipeve që luajnë me ritëm të lartë. Sulmuesit nuk i kanë për turne të mëdha, e vetëm mesfusha – arma më e fortë – nuk të sjellë titull. Pos nëse fati i vendos kundër ekipeve që nuk dinë të mbrohen në kundërsulme.Po më pëlqen çfarë po tenton të bëjë Luis Enrique me Spanjën – diçka që asnjë trajner s’do të guxonte të bënte me ta. Zgjedhje që mendon se janë të duhura, ani pse jo të përkrahura në publik. Nuk kanë ekip për titull, por kanë ekip që mund të fitojë tituj në tri-katër vite më vonë. Por, edhe nga kjo katërshe, janë ekipi që mund të arrijë më së afërmi titullit në këtë kampionat.Southgate është menaxher, njeri i mirë, që ka qejf të rifreskojë ekipin dhe të luaj rolin e një lideri fjalëpak e të mençur kombëtar. Në fushë, Anglia dominohej nga Rumania e Austria, derisa nuk kanë asnjë lider në fushë. Luajnë lojë të kotë kundër ekipeve të mëdha, pa vetëbesim, derisa presin ndonjë mundësi eventuale të ndonjë kundërsulmi e penalltie. Bazohen në lojtarë pa eksperiencë e aftësi lidershipi, derisa vet Southgate ka qejf të mbajë ekipin e rinuar, duke larguar ata që janë pak me më përvojë çdo kampionat eventual. Do të jenë nga ato ekipet që do të mënjanohen nga një ekip që vjen më poshtë në këtë listë.

Befasitë e pritshme

Holanda nuk kanë trajner! Kroacia nuk kanë evoluar sa duhet që nga Kupa e Botës, e nëse jemi të sinqertë, dhe kemi parë atë garë e nuk e kemi lexuar në letër, e dimë shumë mirë që pos ndeshjes me Argjentinën, Kroacia ka qenë e përcjellë nga fati deri në finale!

Befasitë e papritshme

Zvicra ka ekip solid, por nuk janë në formë më të mirë. Është ekip në maje të gjeneratës, dhe mund të jenë nga ato ekipet stabile që rrethi i dytë është minimum. E njëjta vlen për Turqinë, që ende luajnë kokënxehtë e me shumë emocione; Danimarkën, që janë stabilizuar, por ndonëse kanë një të tretën e ekipit sulmues, shpesh nuk kanë aftësi të shënojnë; Ukrainën që me Shevchenkon kanë marrë zemër; Çekinë që kanë ekip goxha solid, por varet nga disponimi momental para ndeshjeve; dhe Suedinë si gjithnjë aty. Do e llogarisja edhe Hungarinë, por fakti që janë në grupin e vdekjes e bën të pamundshëm kalimin tutje. Pos nëse e mposhtin Gjermaninë a Portugalinë. Mos të harrojmë portugezët mezi që kanë kaluar grupet herën e kaluar, dhe ka qenë ndoshta titulli më ‘bajat’ i fituar pas Greqisë në vitin 2004. E njëjta vlen për Rusinë, të cilët po tentojnë të ndërtojnë një ekip dhe të ruajnë momentin nga Rusia 2018. Fakti që kanë Finlandën në grup duhet tu lehtësojë kalimin e grupeve.

Shëtitja

Uellsi pos nëse kanë ndonjë magjistar që nuk quhet Bale, mund të llogarisin në ndeshjen e katërt. Finlanda pas kualifikimit nuk janë kërkah. Austria janë ndër ekipet që po zhgënjen ndonëse ka elementet për të kaluar grupin. Maqedonia Veriore do të doja të bënte befasi e të kalonte në rrethin e dytë, diçka shumë e mundshme nëse çmenden sikur në Gjermani e Rumani. Skocia e kanë thyer mallkimin, kaq mjafton. Sulmuesit polak po bien sikur figura shahu. Sllovakia disi e gjen veten në rrethin e dytë, pa e parë kush si e pse. Më gjerësisht, nesër në podcast…