Muri, gjyqtarët, e diele e befasive
Muri
Çuditërisht, Page vendosi të luaj me 4-3-3 kundër Zvicrës që dukej e lodhur, e përgjumur, dhe jashtë formës, pos Embolos. Braktisja e formacionit më të shpeshtë, Uellsit do të duhej t’i kushtonte më shumë sikur Haris Seferoviç do të ishte më i pafalshëm në rastet që iu dhanë. Por, asgjë e pazakontë nga ai.
I vetmi lojtar që tregoi shpirt tek Zvicra dje ishte Breel Embolo. Të tjerët ishin të përgjumur, dhe kjo nuk dyshoj që vjen nga një sezon jo aq aktiv për shumicën e lojtarëve startues.
Në anën tjetër, ishte Kiefer Moore i cili ishte vital në largimin e topave të harkuar nga kornerët, dhe shtylla kryesore e mbrojtjes së Uellsit. Të tjerët nuk ishin në formën e tyre, pos Daniel James i cili pati edhe depërtime nga e majta, edhe mbrojtje në të majtën.
Fajin për një ndeshje të qetë ia lëmë humbjes së madhe të Turqisë. Që të dyja do të provojnë të befasojnë Turqinë me kundërsulme, siç provuan dje, ose nga ndërprerjet. Zor që do t’ia dalin me këto dy plane
Dy mjaftojnë
Marc-Vivien Foe, e pastaj Antonio Puerta kanë qenë dy incidentet e ngjashme që fatkeqësisht i kam parë drejtpërdrejtë në televizor. Shyqyr që kësaj liste nuk iu shtua edhe Christian Eriksen, njëri ndër futbollistët më të dashur për mua, që nga koha e Ajaxit dhe krejt saga e transferimit në Milan, kur për të njëjtin çmimi Galliani kishte sjellë sulmuesin e katërt të Juventusit, Alessandro Matrin!
Danezët s’do të shënonin edhe po të mos ndodhte incidenti i djeshëm, dhe kjo u vërejt në gjysmë orën e parë të ndeshjes. Janë një ekip që ka probleme me finalizim, dhe sigurisht që ngjarja me Eriksenin ka trazuar ata më shumë se të gjithë neve.
Por, as nuk do të pësonin, dhe duhet të themi që intervenimi i Schmeichel, i cili në situata të ngjashme ka shkëlqyer në finalen e Kupës FA para disa javëve. Goli ishte një situatë e mirë e Pukkit që tërhoqi me vete Kjaerin, njeri shembullor dje, duke e lënë Pohjanpalon me epërsi fizike ndaj Maehle, njëjtë sikur ishte Embolo ndaj Roberts.
Romelu
Fillimisht, mendoj që goli i parë i Romelus duhej të ishte ofsajd, pasi Semenov nuk kishte kontroll mbi topin, dhe rrjedhimisht ishte i njëjti aksion. Por, është pozitë e hapur për komentim dhe ndoshta nuk e kam parë rastin mirë!
Goli i dytë i tij ishte tipik për të. Nuk ka nevojë as të shikojë e mendojë edhe një herë se ku duhet të dërgojë topin.
Dallimi ndërmjet fitoreve të thella të Italisë e Belgjikës, që i kam paraparë të takohen në çerekfinale, ishte që belgët patën kundërshtar që provonte të sulmonte, të gjuante, të shënonte. Dhe këtë e menaxhuan me zotësi.
Gjyqtarët
Një gjë e mirë dje ishin reagimet e gjyqtarëve. Anthony Taylor reagoi në çastin më të shpejtë për të ftuar ndihmën e parë për Eriksenin. Ngjashëm edhe Lahoz në duelin ajror ndërmjet Castagne e Kuzyaev.
Vazhdoj të insistojë që çdo duel kokë me kokë sikur ai i mbrëmshëm, të jetë detyrim për largimin e lojtarëve për shkak të tronditjeve eventuale në tru. Të dy trajnerët bënë mirë që nuk lejuan kthimin e lojtarëve në fushë.
Uemblli
Kroacia e ka radhën edhe një herë të kthejë në tokë anglezët! Kam një ndjenjë që kjo do të jetë një ndeshje që do t’i çelë sytë anglezëve!
Maqedonasit pres të shfaqin një luftë të barabartë me Austrinë, derisa në mbrëmje, ngjashëm si Anglia, do të duhej të çmontohej edhe Holanda. Gjasat që të kemi dy befasi sot janë të pakta, megjithatë…
Më shumë për Belgjikën në podcast – https://open.spotify.com/episode/3w0xuogL5f9Pzr07JoFrgp?si=e2f28e02bd764c4f