Categories
Sport

EuroXhunglla – Dita 4

Zemër shike, Lewagoalski, dhe fryrja e madhe.

Schick

Katër vite më parë, Patrick Schick ishte pranë transferimit tek Juventus nga Sampdoria për rreth 30 milion euro. Ky transferim dështoi, duke i mundësuar çekut të kalojë tek Roma, dhe pas një huazimi në Leipzig, verën e kaluar në Leverkusen.

Dje, çeku, i cili deklaroi që kishte parë Marshallin disa herë të dilte larg portës, dhe veçanërisht në fillim të aksionit të golit të tij, ende pa marrë topin, vulosi njërin nga golat më atraktiv në kampionatet evropiane.

Ekipet e futbollit, përfshirë edhe Milanin tim me Aly Cissokhon, shpesh bëjnë ‘manovra’ të tilla për shëndetin e lojtarëve me qëllim që të zbresin çmimin e tyre, apo të përfitojnë financiarisht.

Sikur këto ekipe të ishin më serioze rreth shëndetit dhe mirëqenies së lojtarëve, do të kishim më pak lëndime ndoshta. Por, siç ekziston një fjalë e urtë shqiptare, e pashkruar, “së pari vjen parja, së dyti vjen parja… së dhjeti, prapë vjen parja.”

Marshall

Euro nuk është kategori e dytë e futbollit anglez ku mundesh të shkosh deri në gjysmë të fushë si portier dhe të mos pësosh. Ndonëse qëndroj pranë mendimit që Championshipi anglez prodhon ndeshje shumë më atraktive se së paku dy nga Top5 ligat e Evropës, nga të cilat lirshëm mund të thithë talente, cilësia në Championship nuk është e njëjtë me Euro2020.

Kjo u vërejt në papërvojën e Skocisë, si në shtabin teknik me përzgjedhjet e tyre, si tek lojtarët, të cilët ishin të tmerrshëm në vendimmarrje në fazën e fundit të sulmit. Megjithatë besoj që kundër Anglisë mund të jenë shumë më të mirë.

Lewangoalski?

Në ndeshjen e dytë të ditës, Polonia edhe një herë zhgënjeu, ani pse me një trajner më të mirë se ata paraprakë. Përballë kishin një Sllovaki tipike, e cila nuk bind, nuk kënaq, por prapë nxjerr rezultat. Njëjtë ishte edhe dje, ndonëse prisja barazim pa gola.

Lewandowski, pa asnjë gol në këtë Euro do të rrezikojë me të madhe Topin e Artë, ani pse pa fajin e tij. Skriniar dhe Bednarek patën të njëjtin rast, por vetëm sllovaku shënoi, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e mosfaljes së rasteve që të jepen në këso ndeshje.

Fryrja e madhe

Pas Botërorit të fundit, Robin Olsen kishte gjetur ekip të ri, nga Kobenhavn tek Roma. I panjohur deri atëherë, Olsen pas atij Botërori u shit për 20fish më shtrenjtë se sa ishte blerë nga Kobenhavn.

Tek Roma dështoi duke mos arritur t’i zë vendin as plakut Mirante, duke kaluar dy sezonet e fundit në huazim tek Cagliari dhe Everton (si portier i dytë). Kampionatet verore, çdo dy vjet prodhojnë lojtarë që shiten mbi çmimin e tyre duke rritur pritshmërinë e për të dështuar më pas, duke dëmtuar edhe karrierën e tyre.

Olsen mbrëmë ishte fantastik, dhe ndoshta Roma mund ta shesh për 7-8 milion që nuk do ta nxirrte në humbje, por sa do të shpaguaj veten Olse ngjatë një sezoni të plotë në njërën nga Top5 ligat, ose në Championship, mbetet të shihet.

Kush do të jetë ‘i fryri’ i këtij kampionati?!

Shpartallimi i dytë?

Sot përfundon rrethi i parë i ndeshjeve, dhe me nga tri ndeshje në ditë, për t’i shikuar e analizuar, lodhet njeriu!

Sot kemi vetëm dy ndeshje, dhe shpresoj që e fundit mos të më shtyjë të fle të dremis as edhe për një çast.

Pos nëse Franca shpartallon Gjermaninë ashtu siç ua bëri Spanja, apo siç ia kishin bërë gjermanët brazilianëve? Franca fiton 6-0?! Portugalia humbet nga Hungaria?! Bie borë sonte?

Kjo e fundit ka më shumë gjasa të ndodh, marrë parasysh motin!