Categories
Sport

EuroXhunglla – Dita 6

Kapitullimi turk, pleqtë s’kanë vend askund, dhe kombinimi “galik”

“Darryl, how’s it hanging?”

Nuk duhet të qeshi, për shkak se ka fansa të turqve, por pasi vet jam nip turqish, atëherë më takon të qeshi me vetveten. Nejse, këtë e kam bë në podcast sot. – https://open.spotify.com/episode/4ZPFwltpEFgzmzCJZJfnnH?si=4b0b21acf9204c45

Por, momenti më komik dje ishte kur Shenoll Gyneshi (diell), pas ndeshjes merrte fajin mbi vete e mbronte lojtarët. Diqysh, kush tjetër ka faj për këtë dështim të Turqisë?

Populli turk!

Sikur turqit, edhe ne, provojnë të marrin të gatshme bukën e gatuar në perëndim. Nëse shihni turqit, pos 20 milionshit Ozan Tufan (hahaha), Burak Yilmaz, portierit, dhe Yusufit, të tjerët janë rritur e zhvilluar në Perëndim! (nëse s’kam harruar dikë). Por, prapë, ky ekip ka kulturë turke ku mbulimin dhe çdo punë të vështirë ia lënë tjetrit, por meritat, secili vrapon t’i marrë për vete.

Dhe, “për të larë %£$ me ^&%£”, federata turke në mbrëmje merr vendim që mos të shtyhet edhe për një vit moskufizimi i numrit të lojtarëve të huaj në Turqi! Thuajse të huajt i kanë faj!

Futbolli turk ka vdekur!

Sidomos ai ekipor, dhe sezonin e ri të UEFA-s, Superliga turke e nis në pozitën e 16të në Evropë, pas Serbisë, Qipros, Kroacisë, e Çekisë!

No Country for Old Men

Buraku dje vraponte sa në krahë, sa në qendër, sa rrëzohej, sa rrihej! Por, mbi të gjitha, provonte të shënonte nga këndi i zonës! Gjeni!

Chiellini shënoi, por luajti me dorë. Dhe disa minuta më vonë e kreu punën e tij!

Të dy janë më afër të dyzetave se të tridhjetave. Dhe të mbahesh në formë, në nivel kaq të lartë të garave, nuk është lehtë. Ibrahimoviç ka pushuar gjysmën e sezonit, derisa 35shat janë kryesisht portierë. Pos një lojtari…

Shumë më i ri se Chiellini nuk është as Bonucci, dhe në fazën finale, mund të kenë probleme nëse kundër Zvicrës zëvendësuesit e tyre nuk tregojnë pjekuri.

Megjithatë, Italia deri tashti është për mësysh!

Bale & Ramsey

Kombinimi ndërmjet këtyre dyve rrënoi Turqinë, por në fakt do të duhej t’i turpëronte. Penalltia e humbur mund t’u kthehet galezëve nëse Zvicra shfaqet më e fortë ndaj turqve. Por, mendoj që kanë arritur pikën më të lartë në këtë evropian – flokët e Granitit! :facepalm:

Finlanda me Rusinë ishte e kotë, njëjtë qysh mund të jetë Ukraina me Maqedoninë Veriore, nëse ukrainasit luajnë në mënyrë më konservative. Danimarka me Belgjikën sigurisht do të jetë ndeshje emocionale, dhe nuk mendoj që danezët do të rikuperohen nga rasti i Eriksenit. Në mbrëmje, Holanda s’duhet të mundohet aq shumë me austriakët.

Në FutbollMania kam parashiku që Ukraina e Belgjika fitojnë 2-1, Holanda 3-2. Të shoh a do të kem 15shen e dytë sot 😛