Categories
Sport

EuroXhunglla – Dita 8

Ku po shkon futbolli, ku?

3 me 3

Tri ndeshje, tre gola!

BOOOORIIIIIINGGGGGG

Në rregull, prej Sllovakisë e Suedisë nuk kam pritur më shumë. Në fakt kam pritur 0:0, por më në fund dikush tjetër pos Cristianos shënoi penallti. Është humbje kohe, ofendim, krim, ndaj neve që të na detyrojnë të shohim ndeshje si Suedia me Sllovakinë në Euro2020.

Ani kur ta mendoni që në Kupën e Botës në vitin 2026 do të jenë 48 ekipe! Edhe Oqeania! Ndoshta duhet ‘me ndrru’ sport!

Çekia me Kroacinë ishte ndeshje interesante, deri diku. Tek çekët më pëlqen qasja ‘klasike’ në sulm. Nuk filozofojnë shumë, nuk tentojnë të hynë me top në gol. Prandaj patëm disa goditje nga jashtë zone, dhe një presing të lartë. Sigurisht që nuk ishte lojë e mirë, por së paku pamë diçka.

Kroatet po çmontohen, dhe nuk kanë faj mediat kroate që i ngjasojnë me Letoninë! E Letonia e ka mposhtur Turqinë, 4:3, midis Stambollit!

Edhe Skocia ka një qasje klasike të Ishullit në futboll. Luajnë futboll më atraktiv sesa komshinjtë e tyre jugore, të cilët janë turpi i lojës së bukur të futbollit.

Ani bërtasin ‘FOOTBALL IS COMING HOME’!

Në fjalët e një politikani të dështuar, ‘çfarë futbolli breeee?’…

Trivia

e dini që fjala ‘soccer’ që përdorin amerikanët për futbollin, në fakt fillimisht është përdorur në Britani të Madhe deri pas Luftës së Dytë Botërore?

e dini që kombëtaret e Britanisë së Madhe kanë injoruar një kohë Kupën e Botës, për shkak se nuk ka arritur nivelin e tyre, e pastaj kanë pasur një vend të sigurt në Kupën e Botës, veç nga vendet që u janë ndarë kombëtareve tjera të Evropës?

British Home Championship do të turpërohej nga një qasje e tillë e Anglisë në lojën e futbollit. Dhe nuk kanë qenë më të mirë as ndaj Kroacisë, veç më me fat!

Dhe pastaj, gjeniu, Gareth Southgate…

Më mirë s’po vazhdoj më.

Pasditet e lira

Më në fund do të kemi pasditet e lira, dhe atë mu në kohë për të parë Formula1 nesër.

Asnjëra nga ekipet që luajnë sot nuk kanë qenë në formë kampioni në rrethin e parë, aq më pak dy ‘finalistët’ e pritshëm për mua – Franca dhe Portugalia. Sot do të shkëmbejnë rivalët e tyre, dhe do të jetë interesante të shohim se a do të mund të kalojnë në 6 pikë të dyja për të dërguar Gjermaninë (apo Hungarinë) te Belgjika apo Holanda. Polonia nuk ka çfarë humb më, dhe duhet medoemos të japë maksimumin ndaj Spanjës, e cila njëjtë si Anglia, po zhgënjen, por prapë po luan futboll më të bukur.