Një grua në moshë të mesme shkon në ATK për të barazuar llogaritë. Rrugës është bashkë me babanë e saj të hendikepuar, dhe bashkëshortin e saj. Ajo është pronare e një pastrimi kimik, derisa e bija është një lesbike, të cilën gjë ajo provon ta mbrojë nga babai i saj kontrovers.

Deri këtu gjithçka duket e kotë, e mërzitshme, dhe pos racës së karaktereve kryesore asgjë tjetër nuk duket e veçantë për një film hollivudian.

Gjithçka ndërron në ashensor, kur bashkëshorti ndalë kohën dhe i tregon Evelinës që ajo duhet t’i besojë dhe që shumëçka varet nga ajo dhe ndërveprimi që bën me universe tjera.

Teoritë e multiversit kanë filluar të trajtohen më shpesh kohëve të fundit, sigurisht ju kujtohet filmi i fundit i Dr. Strange.

Pasi është një temë goxha e komplikuar, jo aq e lehtë për t’u shtjelluar, duhet një zotësi e madhe, dhe sidomos një kufi para se të teprohet edhe të biesh në humnerë duke bërë gjithçka lëmsh.

Regjisorët e skenarët e filmit, Danielët – Kwan e Scheinert – e kalojnë këtë kufi.

Tash, nëse të duhet të ndalosh, ose të marrësh një fletore edhe të gjesh universet e karakteret të cilat i përkasin, atëherë bëhet e tepërt, sepse asnjëri nga ne as nuk kemi nerva as kohë të futemi aq thellë në një film.

Aktrimi është i mirë, realizimi teknik i bukur, sidomos disa tranzicione mes skenave, por prapë, mendoj që teprohet në fund.

Michelle Yeoh në karakterin kryesor është e këndshme, por jo Ke Hyun Quan, i cili është një bashkëshort që vepron si një ‘xhekiqen’ serioz. Edhe James Hong në rolin e babit të Yeoh është i mirë. Pra, është një treshe aktorësh që bëjnë një punë të lezetshme, që të shtynë t’i përkrahësh ata, në secilin univers.

Është film goxha i mirë, por teprohet kah fundi. Ka mundur të ishte më i mirë, por prapë, nuk do të mund të ishte filmi më i mirë i vitit, gjë që nuk është as tash. Nota personale: 4/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: