Torturë! Torturë janë sidomos dhjetë minutat e parë të filmit. Klishe, snobizëm, kuçkëllëk! Njëmend, sa herë nevojitet të vdes një kuçkë për tu bërë njeri?!

Sam është pjesë e një grupi shoqesh snobiste të cilat dhunojnë psiqikisht një shoqe të tyre derisa e ngritin veten si të zgjedhurat e shoqërisë. Është Shën Valentini dhe Sam është gati të humb virgjërinë. Ajo merr disa trëndafila, dhe njëri është nga ata djemtë e mirë. Të dashurin e ka maçomen! E urren motrën e vogël, përçmon prindërit. Dhe gjatë 100 minutave të radhës do të shohim Sam të zgjohet të njëjtën ditë derisa të mësoj arsyet pse duhet të jetoj ditën e njëjtë.

Dalëngadalë nis të kuptoj këtë dhe merr masat e nevojshme për të mësuar arsyen e vdekjes së përsëritshme. Në fakt nuk vdes gjithnjë. Zakonisht bie në gjumë dhe zgjohet të njëjtën ditë. Në të njëjtën mënyrë.

Skenari i bazuar në një novelë, në fillim i jep zor të sjell imazhin e poshtër, imazhin e një ‘kuçke’ të Sam dhe shoqërisë së saj. Tenton ta urresh karakterin e Sam dhe tjerat, dhe i urren. Ia del mbanë. Por, problemi është se dikush do të mund të hiqte dorë më herët se që duhet. Në fakt edhe do të ishte ndoshta kursim i kohës nëse s’do të përfundonit këtë film.

Zoey Deutch është e re, si krejt ansambli. S’do të komentoj aktrimin. Së paku motra e vogël e Sam është fëmijë i lezetshëm përgjatë tërë filmit. Në një mënyrë të kujton Xhekun tek ‘Room’, edhe në pamje.

Është film që provon të kap dy ekstreme duke e tepruar në të dyja anët. Tema është klishe e tepruar që do të shitej në kohët e ‘Twilight’. Ka audiencën e vet, adoleshentët do ta pëlqenin. Por, ka edhe nga ata që s’do ti shkonte për qejfi. E neve që kemi parë edhe tituj si ‘Groundhog Day’ me Bill Murray, na duket si një tentim i vobektë imitimi. Nota personale: 3/5

 

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: