Categories
Journal

Federeri

Osht kon korriku i 1999tës. E hone ose e marte. Nuk jom i sigurt, mu mundu pak edhe e kisha gjet nojkund ma saktë, me datë e krejt. Ama kom qef me ngacmu memorien që ka shumë sende t’panevojshme. Shumë.

Tu e prit kalimin e radhës t’KFOR-it që u nijke prej fmive qysh te xhamija, n’atë t’hone me vranësira edhe ni gjëlbrim që ta knaqke syrin, osht kon rreth mesditës kur n’pamundësi t’zgjedhjeve tjera n’televizion patëm lshu Eurosportin ne 7.02 me komentim anglez. Osht kon turneu i Gstaadit.

Hicham Arazi, Younes El Hamdaoui, edhe Alami (nuk po m’kujtohet emnin) jon kon tenistat ma t’mirë maroken. Prej at’here kërkush s’ka përsërit suksesin e tyne. Veq Zimbabve edhe Afrika Jugore që kanë pru tenisera t’mirë prej vendeve tjera t’Afrikës masanej. N’fakt edhe Zimbabve ka dështu mas Blackave.

N’vjeshtë t’98tes, para se me bo hartimin e parë t’gjysmëvjetorit t’parë, n’orën e gjuhës shqipe patëm pas si temë me bo ‘qka do t’bohem kur t’rritem’. Edhe si fmija 12 vjeçar, çkasmos na bjen nëpër imagjinatë. Mu pat n’tek tenisi edhe pata shkru që kom qef mu bo teniser. U pat kon befasi për krejt, po edhe për arsimtarin i cili e pat identifiku këtë sport me Beckerin.

Beckerin kurr nuk e kom dasht shumë. Nejse, hiq. Gjermant e kanë pas Tommy Hassin edhe Nicolas Kieferin. Tani djemt sikur ran pi formës, e qikat u ngritën – veç Anke Huberin edhe ajo kurr kurgjo s’ka mrri.

Borisi sot osht trajner i Noles. Nole për momentin osht tenisti jem i dytë i preferum. Arsyeja osht, nejse njona prej arsyeve, kryesorja, se osht me Milanin. Mirëpo, n’listën e teniserëve ma t’mirë t’gjitha kohrave nuk osht i dyti. Aty osht Gorani. Finalja që m’ka knaq mas shumti n’jetë, finalja e Wimbledonit n’atë korrik me shi jo vetëm n’UK, por edhe te na, u pat nis t’dilën e u pat kry t’honen. Gorani pat fitu n’tentimin e tretë n’Wimbledon. Osht kon karizmatik, i trent, i pandalshëm n’asa. Gorani mbetet i dyti n’listën e t’preferume t’mij. Amo karrierën e tij e kom mrri vonë, n’perëndim.

Mirëpo, karrierën e ma t’mirit t’gjitha kohrave n’tenis e kom pa prej fillimit. Prej asaj t’hone t’korrikut t’99tes kur n’Gstaad pat hup prej El Hamdaouit n’dy sete. Qysh at’here osht kon ni djalë me lojë elegante, mirësjellje, potencial dhe talent. At’here kur e pata për herë t’parë pat pas bishtalec. Tani ka nis evoluimi i tij që veç sa ka shku tu u perfeksionu. Nuk ka send negativ, nuk ka t’metë n’karrierën e jetën e tij. Rogeri osht ma i miri edhe ma i miri ka mu kon.

Sot, si zakonisht viteve t’fundit ma ka plas zemrën. ‘unforced errors’ me kamiona, edhe nerva t’shkatrrume ma kan honger shpyrtin, jo veq mu. Sikur ajo rrjeta ti ish kon njo 10 santin ma e vogël. Ama përkundër krejt ksaj nervoze tonë si fans mbetet ma i miri. Edhe humbjet e tija veçse na plasin edhe neve, sa vet Rogerin.

Mirëpo, krejt sukseset e tij, n’krejt kto vite m’bojn mu ndi krenar, fatlum, edhe falënderues ndaj Zotit që kom jetu n’këtë periudhën e tij. Njëjtë qysh njerzt folin për Pelen, për Chamberlainin, për Owensin, njëjtë kemi me fol edhe na për Rogerin mas do vjete, do dekadave. Jemi gjeneratë e bekume na fansat e tenisit.

Si Federeri nuk ka tjerë. Nuk ka pas. Zor që ka me pas.