Categories
Sport

Flamuri, Isa, Beligradi, topi…

“Po bohet bajat, merri xhojstikat…”

… mund të jenë fjalët që ka thënë manovruesi i dronit me hartën e ‘Shqipërisë së madhe’, por vetëm nëse ka qenë serb. Sepse bash në ato momente ndeshja po bëhej interesante dhe Shqipëria posa kishte nisur të gjej veten në fushë duke rrezikuar dy herë portën.

Ishte një lojë e mbyllur, formacion defanziv, me përqendrim në kundërsulme, që ishte arma më e mirë kundër Serbisë. Por, pastaj ndodhi çfarë ndodhi dhe zor është që dikush që po lexon këtë nuk të jetë i njohur me ndodhitë. Kështu që le të kalojmë tek verdikti që pritet të dal më së voni të premten tjetër.

E tashti…

Nëse shohim ndodhitë në stadiumin e Partizanit, gjithçka tregon që ka vetëm një fajtor – serbët. Para paraqitjes së flamurit në fushë, fyerjet raciste të serbëve nuk kishin të ndalur. Aq shumë iu shkonin për qejfi 35 mijë serbëve që shpeshherë merrnin formën e këngës. Por, duket se këtë e kanë harruar nga UEFA, ose së paku e kanë vënë në plan të dytë.

Për organizimin e ndeshjes në Beograd përgjegjëse janë organet e rendit atje. Kanë kërkuar mos-shkuarjen e shqiptarëve, nuk kanë shkuar. Dhe disi në fund shfaqin gjëra jobindëse kinse vëllai i Edi Ramës ka udhëhequr dronin. Vet thënia që një shqiptar të ketë organizuar këtë incident është absurde. Ose duhet të jesh i çmendur, ose të kesh miq të mëdhenj në krye të shtetit që terrorizoi këtë rajon për më shumë se 10 vite. Organizatori i kësaj nuk është gjetur, dhe deri sa nuk ka informata të sakta për këtë, nuk mund të fajësohet ana shqiptare pasi për organizim përgjegjës janë serbët.

Kalojmë tek kacafytja e lojtarëve në fushë. Lojtarë me lojtarë është gjë tjetër. Në NHL kemi çdo javë rrahje 1me1 në akull. Por, puna e ‘stjuardëve’ (kujdestarëve) është jashtë fushës së blertë, jo të shpërndajnë grushte. Për rendin kujdesën policia. Ngjashëm edhe shikuesit duhet të jenë në tribuna. Edhe stjuardët edhe shikuesit ishin në fushë duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve tanë.

Arsyetimi për mosvazhdimin e ndeshjes e gjejmë tek paragrafi paraprak. Kush do të garantonte që përsëri shikuesit, apo edhe stjuardët që nuk janë të rrethuar nga policia nuk do të hynë në fushë dhe të nisin rrahjen. Veprim i mençur për mosdalje në fushë.

Shefat…

Platini gjithnjë ka qenë një njeri i lidhur me Serbinë dhe serbët. Ngjashëm edhe Platini. Sidomos kur vjen puna të zgjedhin ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, ata zgjedhin të dytët. Shihet qartë nga deklaratat e tyre pas ndeshjes kur dënojnë dronin duke harruar fyerjet raciste, përleshjen fizike, dhe shkapërderdhjen e shikuesve në fushë.

Deklaratat e tyre thuhet se do të jenë pjesë e raportit të Harri Bin, delegatit holandez që deri dje ka qëndruar në Beograd, gjoja në mbledhjen e informatave shtesë. Në anën tjetër, zëdhënësi i UEFA-s, Pedro Pinto paralajmëron procedura ndaj të dyja federatave!!! Seriozisht?! Ç’dreqin?!

Vendimi korrekt

Janë katër mundësi, përsëritja e ndeshjes pa shikues; përsëritja në një terren neutral pa shikues; fitoret 3-0 për të dyjat!!!! Duke marrë parasysh të gjitha ndodhitë, ndeshja duhet të përfundoj 3-0 për neve. Beogradi do të mbetet i mbyllur për pjesën e mbetur të kualifikimeve. Dënime shtesë me para për serbët. Nuk besoj që do e lënë Shqipërinë pa ngacmuar diçka për arsyet që përmenda më lartë.

Personalisht besim në UEFA, në mafinë zyrtare që sundon futbollin evropian që nga koha e ardhjes së françuzit ka humbur. Bile me ardhjen e hajdutit zviceran me 1998 ka përfunduar futbolli i ndershëm. Vetëm institucionet tona që mund të jenë më të korruptuara se UEFA e FIFA. Prandaj, mos pritni drejtësi!

Luan Morina

Kolumnist sporti për Shqipmedia