Categories
Sport

Fundi i grupeve – Ditarët e Brazilit

Konspiracioni

Sot nis rrethi i fundit i grupeve. Zhvillimi i dy ndeshjeve njëkohësisht do të ndalonte manipulimet të cila vet FIFA po i bën. Rasti i parë është me grupin B që do të përfundoj garat para grupit A për ti lënë mundësinë Brazilit për të zgjedhur se kë do të ndesh në rrethin e parë eliminator. Cili do që të jetë, në daç Holanda, në daç Kili, me lojërat që ka shfaqur Brazili deri tashti do ta ketë të vështirë ti mposht ato. E as mos të flasim për finalen. Krejt faji mund ti lihet lirisht Scolarit që ka bërë një përzgjedhje të dobët të lojtarëve.

Ana pozitive tani e tutje është që kemi vetëm dy orare ndeshjesh në ditë, me mundësinë që në mesnatë të shkojmë në gjumë.

 

F-ja

Bosnja shkon në shtëpi. Sa për fajin e referëve, sa për dobësinë e tyre. Më me qejf s’do të shihja kombëtaren kurrë në Kupën e Botës, se sa të flinin në fushë si boshnjakët.

Gabimet e referëve, padrejtësitë ndodhin gjithnjë. Përgjigja më e mirë ndaj këtyre është të luftosh, të vazhdosh të luash, jo të biesh në gjumë për pjesën më të madhe të ndeshjesh e pastaj të zgjohesh në pesë minutat e fundit. E krejt në fund sa mallkon referin, sa mallkon fatin.

Boshnjakët e humbën vet. Dështuan vet. Ndoshta përvoja i kishte fajet, por megjithatë justifikim nuk ka.

E Nigeria në anën tjetër do të jetë ekipi që shkon me më së paku mëritë në rrethin e dytë. Irani pati një lojë të shkëlqyeshme kundër Argjentinës, por përfundimi mungoi.

 

G-ja

Ashtu siç prisja, Gana dhe Gjermania ofruan spektakël. Gjermanët ishin larg asaj që treguan në lojën e parë, e Gana ishte shumë më e mirë. Ka mundësi që këto dyja të vazhdojnë garat, por duhen shumë kalkulime. Në fakt nuk jam i sigurt që Gana mund të vazhdoj garat. Por, një fitore ndaj Portugalisë do të ishte imperativ.

E me një Ronaldo, në fakt edhe pa të, Portugalia nuk po shfaq kurrfarë loje. Amerikanët ishin të mrekullueshëm. Mëkat ishte që nuk fituan. Provuan nga largësia, megjithëse Beto kishte treguar se është vështirë të mposhtet nga distanca, sidomos në finalen e Europa League. Por, Portugalia nuk ka ekip, diçka që ka SHBA-ja përkundër mungesës së Altidores.

 

H-ja

Belgjika lehtë e qetë kaloi fazën e grupeve. Prisja më shumë, dominim më të madh, por edhe kjo mjafton. Ka disa individë të mrekullueshëm. Wilmots mund të bëj punë shumë më të mirë, po edhe kjo nuk është keq.

E Algjeria mahniti me të mirë. Çfarë dominimi mbrëmë ndaj Koresë. Do të jetë finale e madhe kundrejt Rusisë për të përcaktuar udhëtarin e fundit në rrethin e dytë.

 

Sonte

Spanja dhe Kili do të përcaktojnë fituesin e grupit. Por, do të jetë më interesante të shohim se cila nga këto është më e fortë dhe më e përgatitur. Të dyja ishin të shkëlqyeshme kundër Spanjës, por Australia ishte pak më ndryshe. Të shohim a do të kompletoj Australia turpërimin e Spanjës.

E më vonë Meksika dhe Kroacia përcaktojnë kombëtaren që vazhdon garën dhe atë që shkon në shtëpi me Kamerunin.

18:00     Holanda – Kili

18:00     Australia – Spanja

22:00     Kameruni – Brazili

22:00     Kroacia – Meksiko