Categories
Sport

Fundjava futbollistike (27-28 mars 2010)- Parashikimet

Premier Liga nuk ka qenë moti kohë kaq interesante. Përderisa jemi mësuar të kemi një katërshe të sigurt që shkon në Ligën e Kampionve, këtë vit gjërat kanë ndryshuar. Ngecja e Liverpulit e ka bërë tepër të paparishikuar pozitën e katërt. Gjërat janë bërë edhe më interesante, në mesjavë, kur Everton fitoi si mysafir ndaj Manchester Sitit. Tani edhe Everton shpreson për pjesëmarrje në Ligën e Kampionve, edhe pse herën e fundit që u kualifikuan dështuan që në rrethin kualifikues. Për pozitën e katërt tani luftojnë, Totenhem (55 pikë), Siti (53), Liverpul (51), Aston Villa (51), dhe Everton (48). Mos të harrojmë që skuadrat nga qyteti i Liverpulit, Liverpuli dhe Evertoni kanë nga 31 ndeshje të zhvilluar, një më shumë se tri skuadrat tjera. Këtë javë, Totenhem nuk pritet të ketë probleme ndaj skuadrës së shkatërruar të Portsmuthit. Përderisa Mançester Siti pret skuadrën e papërshtatshme të Uiganit, ndërsa Liverpuli pret Sanderlendin e Lorik Canës. Që të dy skuadrat mund të kenë probleme në ndeshjet e tyre kur dihet se Uigan, ka arritur të shënoj tri fitore si udhëtues, ndërsa Sanderlend, është pa humbje në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa ka barazuar edhe me Aston Villa javën e kaluar. Më vështirë mund ta ketë Everton që udhëton tek Uolverhemptonin në formë dhe në luftë për mbijetesë, ndërsa Aston Villa, luan me skuadrën që lufton për titull kampioni, Çelzin.

Çelzi, që është e përshirë në luftën e vdekur për titull, këtë javë do të ketë ndeshjen më të vështirë kundër konkurentëve për titull. Mançester Junajted shpreson ta ketë të lehtë në udhëtim në Bolton, edhe pse skuadra vendase padyshim është skuadra më e papërshtatshme në kampionatin anglez. Ndërsa Arsenal udhëton në Birmingem, ku skuadra vendase tashmë nuk ka ndonjë synim për këtë stinor, pasi ka siguruar mbetjen në ligë, si dhe nuk mund të renditet në ndonjë pozitë që çon në kupat evropiane. Këtë mungesë motivi mund ta shfrytëzoj Arsenali, i cili tashmë ka paralajmëruar luftë në dy frone.

Edhe në Itali, lufta për pozitën e katërt është mjaft e ngjeshur. Që nga pozita e katërt e Palermos që ka 48 pikë, e pse jo deri tek e njëmbdhjeta Parma që ka 41 pikë, janë gjithsej 8 skuadra që kanë gjasa reale për të u kualifikuar në Ligën e Kampionve. Megjithatë derbi i javës do të jetë ndeshja e dy skuadrave kryesuese. Inter i është rikthyer fitoreve në Serie A, duke mposhtur Livornon, dhe ka hapur epërsinë në katër pikë ndaj përcjellësve, Roma që tashmë renditet e dyta, dhe Milan që vazhdon të vuaj ndeshjeve të fundit, dhe ka rënë edhe në pozitën e tretë. Roma pret Interin, dhe një fitore eventuale e Romës, do ta ngushtonte diferencën në vetëm 1 pikë. Në fitore shpreson edhe Milan, mirëpo kjo mund të mbetet vetëm shpresë. Milan ka mungesë më shumë se gjysmën e skuadrës së parë. Në mbrojtje mungojnë Nesta e Bonera, në mesfushë Pirlo e Ronaldinjo janë të skualifikuar, Bekam jashtë fushave, ndërsa Pato, akoma nuk ka shpresë të kthehet nga lëndimi. Në anën tjetër Lacio, pas problemeve të shumta ka arritur të shënoj dy fitore radhazi, dhe një fitore në San Siro, mund ta largojë edhe më shumë nga lufta për mbijetesë.

Palermo mund të qëndrojë edhe pas kësaj jave në pozitën e katërt. Mund ta bëjë këtë nëse arrin të mposhtën skuadrën e Bolonjas e cila nuk është në formë pas dy humbjeve radhazi. Ndeshje interesante do të jetë ajo ndërmjet Sampdorias dhe Kaljarit. Skuadra vendase tenton të shmanget nga pjesa tjetër e skuadrave që luftojnë për pozitën e katërt, ndërsa Kaljarit tenton të afrohet pas një serie të tmerrshme me 4 humbje në pesë ndeshje të fundit. Napoli pas fitores senzacionale ndaj Juventus pret skuadrën e Katanias, e cila nuk ka shijuar humbje në pesë ndeshjet e fundit. Juventus pret Atalantan, ndërsa Gjenova është mysafire e Sienas, që ka filluar të këndellet kohëve të fundit. Bari udhëton në Livorno, me qëllim të shënoj fitreon e katërt në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Fiorentina pret skuadrën në krizë, Udinezen e cila rrezikon largimin nga kategoria superiore e futbollit italian.

Në Spanjë gjërat janë bërë paksa të qarta. Për titull do të kemi luftën ndërmjet Realit dhe Barcelonës. Për pozitën e katërt, ndërmjet Majorkas, Sevilas, dhe ndoshta Bilbao e La Korunja mund të futen në këtë luftë. Ndërsa për mbijetesë, luftojnë Saragoza, Valadolidi, e Tenerife.

Të nisemi nga lufta për mbijetesë. Malaga mund të ndihet pak më e sigurt se treshja që përmenda më lartë, por sigurisht nuk mund të flej e qetë. Ata këtë javë presin skuadrën e rrezikuar, Tenerife. Do të jetë një ndeshje e paqartë, por një fitore e Malagas, do ta largonte atë nga kriza, përderisa një fitore e Tenerifes, do të shtonte shpresat, pasi do të futej edhe Malaga në luftë për mbijetesë, që do të thotë, edhe një skuadër potenciale për të zënë vendin e Tenerifes. Nga lufta për titull mund të përfitojë Valadolid. Ata udhëtojnë në Herez, skuadër që në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar nga dy fitore dhe barazime, dhe vetëm një humbje. Nuk do të jetë e lehtë, edhe pse vendasit tashmë konsiderohen skuadër e rënë nga liga, ata vazhdojnë të ju shkaktojnë probleme edhe skuadrave të mëdha si rasti i Sevilas në mesjavë. Punën më të vështirë do ta ketë Saragoza. Ata presin skuadrën e Valencias, e cila mund të themi se ka siguruar pozitën e tretë, si dhe ndoshta ndeshja e Europa Ligë, mund ta bëjë të luaj me formacion të dytë këtë fundjavë, që do të jetë një motiv më tepër për fitoren e vendasve.

Një arsye më tepër që Valencia nuk do të mundohet shumë ndaj Saragozas, janë ndeshjet që zhvillojnë Sevila dhe Majorka. Sevila udhëton tek skuadra e papërshtatshme e Vilareal, e cila vazhdon të ëndërrojë për një vend në Europa Ligë stinorin e ardhshëm. Sevila akoma nuk ka caktuar trajnerin që do ta udhëheq në këtë ndeshje. Majorka pret skuadrën e Barcelonës, që ka në dyshim për këtë ndeshje Havin, dhe Piken. Gjithashtu duhet të kemi parasysh, formën fantastike të skuadrës së Majorkas në shtëpi, e cila vetëm një herë ka humbur pikë si vendase, dhe atë para dy javësh kur humbi nga Sevila, 1:3. Kjo është humbja e vetme, karshi 13 fitoreve si vendase.

Humbja eventualae e Barcelonës, do të nxiste shpresat e Realit për fitore. Megjithatë nuk do ta kenë aspak lehtë ndaj rivalit të përjetshëm të qytetit, skuadrës së Atletikos. Atletiko arriti ta mposht Bilbaon në mesjavë, dhe kjo u ka shtuar shpresat për një renditje në gjashtë pozitat e para që dërgojnë në kupat evropiane. Por, edhe sikur mos të ishte kjo, Atletiko gjithmonë jep 110%, kur përballë ka Realin e Madridit.

Gjërat në Gjermani janë paksa të sqaruara. E dijmë se në luftë për titull janë tri skuadra, dhe në luftë për dy vende për Europa Ligë janë gjithashtu tri skuadra.

Për Europa Ligë, tashmë mund të themi se janë të ditura skuadrat pjesëmarrëse. Dortmund, Verder, dhe Hamburg, pra do të jetë edhe pozita e gjashtë që do të kualifikohet. Kjo ndodh pasi në finale të kupës janë kualifikuar skuadrat e Verder dhe Bajern.

Sidoqoftë, derbi i kësaj jave do të zhvillohet në BayArena, ku ndeshen Bajerni dhe Shtutgarti. Për Shtutgartin është ndoshta mundësia e fundit të i afrohet pozitës së gjashtë dhe të siguroj dalje në kupat ndërkombëtare. Për Bajernin, nj mundësi e mirë të forcohet në krye, pasi dy skuadrat tjera që e pëcjellin ndeshen ndërmjet veti. Shalke do të udhëtoj në Leverkusen, ku vendasit do të tentojnë të shënojnë fitoren e dytë në pesë ndeshjet e fundit. Shalke vjen pas humbjes nga Bajern në kupë, dhe tani kampionati mbetet e vetmja mundësi për titull për skuadrën e Magath.

Dortmund do të mundohet të vazhdojë serinë e fitoreve, pas tri të tillave. Ata ndeshen në Berlin, me Herthën, e cila javën e kaluar e shkatërroj kampionin në fuqi, Uolfsburgun. Kjo është një mundësi e mirë për kryeqytetesit të dëshmojnë se e diela nuk ishte veçse një ditë e zezë për Uolfsburgun. Në kampionat e vetmja gjë për Verderin mbetet lufta për të arritur tri të parat, pra një pozitë në Ligën e Kampionve. Ata këtë javë presin skuadrën e rrezikuar për mbijetesë, Nyrnbergun. Një fitore për ta do të mbante gjalla shpresat për pozitën e tretë. Nxerrja e pikëve në Bremen, për skuadrën e Albert Bunjakut do të ishte sukses. Skuadra tjetër në luftë për kupat ndërkombëtare, Hamburgu udhëton në Mënshengladbah, ku do të provoj të shfrytëzojë formën jo të mirë të vendasve të cilët kanë shënuar tri barazime dhe dy humbje n[ pesë ndeshjet e fundit.

Ndoshta më interesantja është liga e Francës këtë stinor. Gjashtë skuadra luftojnë për titull kampioni, për tri vende në Ligën e Kampionve, dhe një vend në Europa Ligë (dy vendet tjera i takojnë fituesit të Kupës, dhe fituesit të Kupës së Ligës). Nga kjo gjashtëshe Bordo, dhe Marsej kanë nga një ndeshje më pak, dhe mund ta konsideronjnë si xhoker atëherë kur do të ju nevojitet më së shumti. Loni do ta zhvillojë ndeshjen e parë të javës ku do të pret skuadrën e fundit në renditje, Grenoblin. Grenobli ka arritur të befasojë nja dy herë këtë stinor, por nuk besoj se mund të bëjë diç ndaj Lionit. Okserr është mysafirë i skuadrës së Monakos. Monako është skuadër e fortë si vendase, mirëpo është duke vuajtur me formën e ndeshjeve të fundit, ndërsa Okserr ka vetëm një barazim dhe katër fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Lil pas humbjes nga Lion, këtë javë pret të mposht skuadrën befasuese të këtij stinori, Monpeljen. Monpelje ka shënuar disa rezulate të mira këtë stinor, dhe mund të shfrytëzojë formën e ndryshueshme të Lilit.

Skuadra e Bordos dhe Marsejës, të shtunën do të luajnë ndeshjen finale të Kupës së Ligës të Francës. Pra, është kjo mundësia e parë për titull këtë stinor për të dy skuadrat. Të dyja skuadrat janë menjanuar nga Kupa e Francës, ndërsa vazhdojnë të luftojnë për titullin e kampionit, ndërsa Bordo, shpreson edhe për titullin e kampionit të Evropës.

Botuar në Shqipmedia