Keni dëgjuar zërin e ëmbël të Scarlett Johansson tek ‘Her’? Si flet ashtu me një të çuditshëm me atë zë engjëllor që e bën të gjorit të dashurohet edhe në sistem operativ për dallim prej njerëzve të tjerë afër tij, për shembull në Amy Adams.

Keni parë hundën e saj minimale dhe atë pjesën që krijohet poshtë faqeve të saja çdo herë që ajo buzëqesh lehtë. Si ul sytë e saj si dy rruaza, duke bërë ballin e saj të shkëlqej nën ato flokë të arta?! E keni parë ‘Don Jon’?!

Gjatë jetës do të takoni shumë njerëz. Pak nga ta do të jenë miq tuaj, edhe më pak do të jenë besnik. Ata që ju thonë se Scarlett Johansson ka aftësi për një aktore ju rrejnë!!! Ngjashëm si ata që ju thonë se Barcelona nuk fiton ndeshje me hile, aq më pak të shtunave kundër rivalëve të përbetuar të Espanyolit, që pak ndryshon me rivalitetin e Bayernit me 1860 Munchen!!!

Nuk mund të mohojmë aftësitë e saja në pjesën e hershme të karrierës së saj. Ka pasur njëmend disa filma të mirë, dhe nuk është nga aktoret më të mbivlerësuar. Për shembull, Kristen Stewart është më tmerr!

Takeshi Kitano kurrë nuk mund të kaloj për mua madhështinë që ka pasur tek ‘Takeshi’s Castle’! Le të bëj sa të dojë filma të dobët si ky, me disa dialog e kthime bajagi të tmerrshme, ai mbetet mbreti i kështjellës së tij.

Filmi?! Mos humbni kohë!

Ata që e kanë parë animen në fjalë (jo unë), do të zhgënjehen. Ju që nuk e keni parë edhe më shumë. E fansat e Scarlett Johansson do të shohin ‘Don Jon’-in prapë. Ju të fundit kaloni direkt tek ai film (ato skena!!!) dhe mos humbisni kohë.

Nota personale: 1/5

 

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: