Categories
Journal

Gjoja

E kemi adet mi urry kafshët. Qysh kur jemi kon fmi nis e mbjellet një urrejtje ndaj kafshëve që vjen me nifar mnyrë ‘specizmi’ e që zhvillohet e zhvillohet e trashëgohet mas tek gjeneratat tjera.

Nuk di pse ndodh kjo, mirëpo edhe nuk lypen arsyetime. Kafshët jon t’kqija e t’rrezikshme – krejta. Osht ni supremaci mbi kafshët që shumica e qujn ‘specizëm’ – ni fjalë e re për vendin tonë që nuk e sheh shumë edhe si dukuri kton. Osht normale me bo hajgare me vegjetariana (edhe duhet me bo hajgare me ta, ama nejse), mirëpo kjo nuk osht e njëjtë me urrejtjen ndaj kafshëve.

Kafshët bimëngrënse mundemi mi hongër se mishi i tyre ka vlerë të lartë ushqyese për organizmin tonë. Nuk i hajmë kafshët prej urrejtjes, supremacisë që kemi ndaj tyre. Vegjetarianët e kan ni filozofi t’koklavitun, mos t’them banale. Mirëpo, nuk jon tu ju nimu kafshëve me mos-ngrënien e tyne. Tekefundit çfarë osht qëllimi i kafshëve për jetë? Pse jetojnë? Mos kan me zbulu noj teori a noj instrument? Jo ky nuk osht specizëm.

Specizëm osht me i urry kafshët, me i kthy me ni formë skllave. Specizëm osht mu shfry n’kafshët shtëpiake pse t’hup ekipi, me dal me i gjujt me gurë pa t’bo kurgjo. E edhe me dal n’gjah t’qenve qysh kan dal shumë komuna deri frik.

Nëse msojmë diçka nga kafshët osht që ato kurr nuk e nisin konfliktin t’parat edhe pa nevojë. Mirëpo, nëse ju tregoni dashni, dashni kan me ju kthy.

Kshtu mësohemi mi urry e mi vra qent, derisa nuk i adaptojmë me t’ofru ni dozë t’madhe lumturie. Tipat i adaptojnë edhe i mbajnë 24 orë për 7 ditë n’javë t’lidhun. Ju qesin me honger bukë edhe jav hjekin mutin (ndoshta). Ajo nuk osht jetë për qenin!!!

Lypin me bo qenin ma t’(v)shtirë se qashtu duhet. Dalin n’duele me qen, edhe n’fund e lshojn me hup se boll t’kemi kqyr. Ky qen që ka mbet i lidhur, pa ra n’kontakt me njerz, i shtyrë me sulmu qen e njerëz, kur t’lirohet nuk ka me dit me shfrytzu lirinë. Ka me i sulmu njerzt e qentë e qka t’shohin. Agresiviteti i tij nuk osht i lindur, osht i adaptum, i msum prej vet njerëzve.

Na mbajm qen për arsyet e cekuna ma nalt. Shumica. Osht ni pakicë që i sjell qentë si qenie t’dashtuna e t’kulturume. Si qenie që ia kalojnë shumë qenieve që ecin me dy kom e folin budallakia. Qenie që nuk na ofrojnë dozën e knaqsisë që ta ofron qeni, maca, apo edhe pula e çfarëdo kafshe tjetër.

Dashnija e kafshëve osht e pakushtëzume – për dallim nga kjo e njerëzve. Tani thojnë jeni bo shumë ‘modern’ e po i trajtoni qentë ma mirë se njerëzit. Ndoshta kta shërbëtorët e qenve veqse jon iluminu edhe e kan kuptu ni realitet t’hidhur. Ndoshta jon lodh prej njerëzve edhe e gjejn shoqnin n’kafshë, çfarëdo lloji qofshin ato.

Qent, kafshët n’përgjithësi nuk jon armiq tanë. Me pak mençuri bohen miqt tanë ma t’mirë. Jo krejt jon njësoj, ama tekefundit a nuk kemi edhe njerëz që janë ma kafshë se kafshët. Ma ‘gjo’ jon njerzt, se sa kafshët. Kqyrne veten kur t’hani a dini mu ngi ma mirë se qeni, macja e pula e cila ma mirë e len për ma vonë se sa me tepru me vjell.

Adaptoni, merrni binduni vet. Veç qysh ka thon edhe gjyshi i Spajdermenit ‘çdo kafshë vjen me përgjegjësi t’madhe’. Nejse ai ka thon për forcë, ama edhe kafshët lypin me i kqyr, jo veq me ju qit me hongër.