Filmat e mirë ta ndreqin jetën!

I tillë është filmi me skenarin e nja dy shokëve të rinj – Ben Affleck e Matt Damon, të cilët kanë arritur të joshin edhe Robin Williams, duke i shtruar rrugën për tek Oskari që e ka merituar shumë herë para e pas këtij filmi.

Që nga skena e parë, kur karakter Çaki shkon të marrë për në punë Uillin, deri te skena e fundit që ka një pamje magjepsëse, e denjë për një film të veçantë si ky, “Good Will Hunting” sjellë një histori që të hapë zemrën e të freskon trurin.

Uilli (Matt Damon), pastron në një fakultet të shkencave matematikore, ku zgjidhë një problem të vendosur në korridoret e shkollës, diçka që nuk arrijnë ta bëjnë asnjëri nga nxënësit e profesorit Llambo. Ky karakter i portretizuar nga Stellan Skarsgard, mendoj që mbetet në hije padrejtësisht përkundër rolit motorik që ka në zhvillimin e historisë.

Është profesor Llambo që nxjerrë Uillin nga burgu pas një zënke në rrugë, me kushtin që Uill të ndjekë seancat tek një psikolog. Zgjuarsia e Uillit acaron shumë psikolog, deri arrin tek Shan, me të cilin ndajnë vendin e prejardhjes.

Bisedat ndërmjet Uill dhe Shan (Robin Williams) sjellin disa nga dialogët më të mirë jo vetëm të viteve të ‘90ta në kinematografi. Janë ato që i japin kuptim këtij filmi që vazhdon të mbetet ndër më të mirit të shkruar, jo vetëm në dialogë, por edhe në teknike të skenave, ku një meritë e veçantë shkon për Gus Van Sant.

Personalisht, provoj të shmang këtë film, të mos e shikoj shpesh, qoftë edhe skena të ndara, apo pjesë të citateve. Arsyeja qëndron në faktin që ky film nuk përkon me një situatë injorante në të cilën jetojmë ne, sidomos në vendin tonë. Ky film të prishë jetën shqiptare!

Qysh?

Nëse keni dëgjuar debate parazgjedhore, për shembull, nja 10-15 minuta kanë shkuar në prezantimin e kandidatëve të cilët në rezymetë e tyre fusnin edhe përvoja nga seminare të kota që s’kanë të bëjnë gjë me punën që do të kryenin. Pastaj mos të flasim për “piejxhdijat” e njerëzve që hanë Ë-jat si bakllavat për festa!

Dhe kjo injorancë nuk është ekskluzive veç për ne, ndonëse është më dominuese. E kemi dialogun në kafene kur Uill takon Skajllar. Lidhja me Skajllar, ngjashëm si tjerat, shpalosin thellësinë e karakterit të Uill pas mureve të ngritura, të cilat i hasim te shumë njerëz. Por, ndonëse në anë të kundërta të shoqërisë, ashtu siç thotë edhe Shan,

ti s’je i përkryer, por të them diçka: as ajo vajzë nuk është e përkryer. Pyetja është nëse ju jeni të përkryer për njëri-tjetrin.”

Të rralla janë bisedat ku të dy bashkëbiseduesit dalin të kënaqur e më të pasur shpirtërisht në fund. Por, bisedat e psikologut me Uillin, pos që ndihmojnë të dy karakteret, më së shumti na ndihmojnë neve, shikuesve. Sepse, psikologu i mirë s’ka të paguar!

Edhe gati një çerek shekulli pas shfaqjes së parë, “Good Will Hunting” mbetet ndër filmat monumental të kinematografisë.

Është një film që të ndreq jetën derisa të prishë atë. Nota personale: 5/5

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: