Categories
lomsh

Hallouini

Keltët e kanë festu vitin e ri çdo nji nëntor.

Kjo datë ka qenë si shenjë për me përfundu sezoni i vjeljeve dhe me nis dimrat e gjatë ku vdekja ka dal në gjah. Nata para vitit të ri osht simbolizu si nata kur në Tokë jon kthy shpyrtrat e të vdekurve. Ky festival osht njoh si Samhain.

Për jetën e tyre, keltët iu kan ofru zotave sakrifikimin e kafshëve, pemët e perimet, e edhe njerëzit. Përpos sakrificës ka qenë edhe mënyra tjetër mi tut shpyrtrat edhe vdekjen – veshja me maska. Për mi majt shpijat të rujtjme pi shpyrtnave, në këtë datë pjesëmarrësve në festival i osht dhon ni thëngjill për zjarr.

Mas ni kohë keltët jon pushtu pi romakëve. Romakët i kan pas dy festivale – Pomona që ka nderu perëndeshën e frutave e pemëve, dhe Feralia që ka nderu të vdekurit gjatë tetorit. Para njo 1215 vjete, papa Boniface i katërt e ka shpall ditën e sotme mi nderu të shenjtit edhe martirë. Osht qujt ‘All Saints’ Day’, edhe ‘All Hallows’. Nata para ksaj dite ka qenë nata e të shenjtëve, ‘All Hallows Eve’. Kështu sot ka lind Hallouini.

Nëpër filma e keni pa edhe që ata ‘pisat’ që sju japin fëmijëve bonbona pësojnë me vo t’gjujtjme në shpi. Për me ju dhon njerëzve bonbona, ideja, ka lind njëjtë me kohën kur papa ka shpall këtë ditë feste.

Atëherë, lypsat kanë ec pi katundit n’katund to lyp për bukë me rrush pafara, që njihet edhe si torte e shpyrtit. Masi ju kan dhon kto sende lypsave, ata jon lut për të vdekurit e atij që ia ka dhon këtë far tortën, gjithë me shpresën që lutja e këtij lypsit ka me ndihmu atë tipin që ka shku papa me i kalu shpyrti në parajsë.

Eh, qeshtu ka lind Hallouini që në Amerikë ka mrri me anë të imigrantëve irlandezë, pasardhësve të keltëve, në mesin e shekullit nonmdhet.

#JuveMerda

One reply on “Hallouini”

SHihe tifozin e Milanos qa ka than n’fund hahahahahahaa…Urime fitorja sot, nga Gooneri mai qart Shqiptar-Willi 😛

Comments are closed.