qefi i njerzve me udhetu jashte planetit, n’gjithesi, me vizitu hanen, planete tjera, mu bo astronaut nuk osht i rralle… fmija, disa kane kete onderr…
kjo foto qe pe shihni osht fotografia n’konferencen e pare per media e tre njerzve qe kane shkel n’hane per here t’pare… a po doken sikur tre veta qe kane realizu ondrren qe kane ni pjese e madhe e njerzve? jo? pse?
220 mije milje osht hana prej tokes, edhe osht e pamundur me pa qarte edhe me teleskopat ma t’mire t’mundshem… hana osht n’ate distance t’perkryer sa kemi eklipse t’plota t’diellit shume shpesh… per veq disa milje ma larg amo ma afer me pas qene hana, nuk kishim pas keto eklipse, nuk kishim pas nivelin e ujit qe kemi tash, nuk kemi stabilitetin gravitacional, rotacionin, e as stinet e vitit…
dy minutat e pare pas aterrimit nuk ka pas kontakt n’mes ekuipazhit edhe tokes… s’paku jo zyrtare, pasi secili ka pas lidhjet e veta private… mas 30 minutave, mrenda NASA-s kane nis me qarkullu zana se jon pa anije jashtetokesoresh ne krateret e hanes…
kur jemi tek krateret, interesant osht fakti qe t’gjitha keto e kane ni thellesi gati t’barabarte… nuk ka kratere shume t’thella, po secili mrrin deri n’ni thellesi t’caktume… keto supozohet se jon kriju me goditjen e mbeturinave kozmike n’hane, mirepo pse asnjona s’ka deprtu ma thelle, osht mister…
kjo qon deri tek ni teori qe hana osht dicka e zbrazet me ni kore t’jashtme, ni mendim qe e perkahin disa njohes t’ktij sateliti…
e ky satelit, qe supozohet se osht natyror, sillet me token bashke njekohesisht, edhe veq reflekton driten e dielli, mbi 40% e siperfaqes se hanes nuk shihet kurre prej syrit t’njerit, prej tokes… ajo qka mundet mu gjet n’ate pjese osht apet e panjohur…
njeri i fundit qe ka hec n’hane ka qene gene cernan n’vitin 1972… n’periudhen e luftes t’ftoft, sovjetiket kane qene tu pergatit me shku n’hane, mirepo kane heq dore… bashke me ta edhe amerikanet…
per keto gati 45 vjet, teknologjia ka perparu si kurre ma pare, mirepo pse s’po shkojn njerzt n’hane tash?
vetem nje milje me qene ma e trashe hana n’ekuatorin e saj, vetem nje milje me qene ma larg ose ma afer nuk kishim pas krejt keto qe kemi sot…
gjasat qe berllogu kosmik mu mledh edhe me kriju ni hane natyrale me krejt keto veqori jane qindra miliarda me nje…
krateret pos qe jon jo shume t’thella, edhe supozohet qe jon kriju me goditjen e trupave t’jashtem, ato jon konvekse…
goditur me objekte artificiale nga njera prej apollove, hana ka lshtu vale seizmike qe lshon veq ni trup i thate brenda…
e mbi t’gjitha, drita qe kane shndrit hane, qe jon pa prej tokes e prej apollove, forma t’quditshme, edhe ato qe s’jon pa n’gati gjysmen e hanes, mbetin mister…
nashta hana nuk osht ajo qe kemi mendu qe osht… qe mendojne shumica qe osht… nashta ka dicka qe nuk e dijm… apo ma mire me thon, dicka qe shume pak veta e dijn… nashta osht tu na kqyr dikush prej atjehit…
derisa kemi kaq pak njohuri per trupit ma t’afert kozmik me planetin tone, qysh mundemi me dit dicka ma t’madhe per trupa qe jon me vite-drite ma larg?!
qyshdoqofte, mos merrni kurgjo ngat zemres e t’sigurt… ancient aliens osht dokumentar qe t’shtin me mendu, nese qendron mrenda kufijve…
tekefundit kemi pune ma t’menqme… per shembull me honger dicka n’gjys t’nates… ose me dal me kqyr hanen… nashta osht tu na kqyr edhe neve dikush prej atje… 😛
nashta…