Pas një sezoni të parë fantastik, sezoni i dytë nis me Gothamin të përjashtuar nga Shtetet e Bashkuara.

Dhe tashti që sundohet nga kriminelët, edhe ata kanë vendosur të ndahen ndërmjet vete. Ju kujton ndonjë vend? Kosovën? Ncuk, këtu ka shumë diell.

E çmendur me pushtetin, Harley Quinn provon t’u bëjë ballë burrërisë së kriminelëve që kanë ndarë pozitat nëpër pjesët kryesore të Gothamit. Deja-vu?

Riddler, Mr. Freeze, Two-Face, Bane, e edhe Joker, do të jenë në luftë me Harley Quinn e Poison Ivy.

Ndonëse sezoni i parë zhvillohet si një ekip i heroinave, në këtë sezon ndarja e Ivy e Harley Quinn, për të njëjtat arsye sikur me anëtarët e tjerë të Injustice League, e bën edhe më interesant këtë sezon.

Me Bruce Wayne të eliminuar, me një Xhoker normal, dhe një finale ngazëlluese, sezoni i dytë i ‘Harley Quinn’ nuk dëshpëron aspak.

Përkundrazi, mbetet në vijë me universin e DC-së, duke u thelluar në karakteret, në një aspekt filozofik, që këtë sezon e bën një rrugëtim vet-zbulues për Harley Quinn, derisa provon të na japë një dozë normaliteti edhe tek i çmenduri i përhershëm, Jokeri.

Zërat janë përsëri në krye të detyrës. Kaley Cuoco si Harley e Lake Bell si Ivy kanë atë butësinë e nevojshme, bashkë me oscilacionet që ndjekin karakteret e tyre gjatë disa skenave shpërthyese. Tony Hale, Christopher Meloni, Ron Funches, Jim Rash, JB Smoove, e edhe Jim Rash, nuk zhgënjejnë.

Më mirë se animacionet, është vetëm skenari. Fantastik. Sezon fantastik, dhe mezi pres që të nis i treti. Nota personale: 5/5