Categories
Journal

Hasreti

Në një rast aksident trafiku, viteve të para të pasluftës derisa policët kosovar dhe të UNMIK-ut ishin në patrullë, përmendet fjala ‘hasret’. Polici ndërkombëtar kërkon përkthimin e kësaj fjale duke e zhytur përkthyesin në hall. Pas shpjegimit të kësaj fjale nga ana e përkthyesit, ndërkombëtari mbetet i habitur me atë pyetjen ‘Edhe?’

Kërkund nuk vlerësohet ‘hasreti’ aq lart sa tek ne. Nejse, ndoshta edhe turqit e kanë këtë adet. Si zakonisht shumicën e adeteve i kemi marr me ta (dikush thotë na i kanë dhon me zor). Hasreti ka një përparësi shoqërore në të gjitha sferat e jetës. Në mahallë gjithmonë ka me pas vend me lujt në ekip t’parë, në shkollë ka mu vnu n’bankë t’parë, ka mi pas pytjet ma t’lehta, e edhe nëse e rreh nojkond, ia përgjak hundtë, msusi e përgjegjsat tjerë thojnë ‘leje se hasret’. Nëse ia lë njëshe pse nuk di send, vjen prindi ankohet edhe arsyetohet ‘hasret e kom, e kem halit pak’. Çka dreqin m’intereson mu a osht hasret a jo?

Çka osht hasreti? Hasreti zakonisht, nejse gjithmonë osht djali. Qikat jon fmi t’dorës t’dytë. Hasreti ka mu kon fmija i preferum i shpis, i mahallës, i farefisit. Sidomos nëse vjen mas shumë kohe. Hasreti osht mbreti se nuk guxon asni qef me ju prish.

Hasreta jon djemt, sepse qashtu don populli jonë. Populli jonë osht i gatshëm mi bo 7 qika, edhe me vazhdu me përdor grun e shpis si fabrikë fmijësh deri sa t’lind djali. Nëse nuk lind djalë, edhe mas 7 qikave, ka shumë mundsi që atë gru ka me lshu ky far ‘burri’ edhe me marr ni tjetër për mi bo djalë. E çka leshin i vyn djali ktij? Me vazhdu traditën. Me vazhdu traditën e nënçmimit të grusë, e përdhunimit të saj. Djali vyn se duhet dikujt me ja lon pasuninë se ato 7 qika nuk kanë kurgjo te baba. Ato shtatë qika jon me shërby, me i kry punët e shpis, edhe me shku te burri me vazhdu profesioin e ‘fabrikës së fëmijëve’. Shyqyr që nuk vyn shkollë për me bo fmi, se veq n’atë mënyrë dikush kish mujt me provu shkollimin. Gruja ka me i bo punët e shpis, mi rrit fmijën, edhe me bo djem. Djem se djemt na duhet me shku n’luftë, me luftu kundër armikut, se na gjithë kemi pas armiq. Krejt dynjaja ka lakmu për tokat tona, për malet që as për skijim nuk kryjnë punë. Hala po çuditem qysh nuk ka provu noj Çad a noj Guatemalë me na pushtu. Shumë jemi të mirë, si loqka. Si me popull si me natyrë.

Jemi aq të mirë sa hasreti lubrifikohet dhe ruhet edhe nga punët më të lehta. Sepse osht hasret. E shumica e këtyre hasretave zakonisht e kanë jetën e shkurtër. Nuk është fati që u merr jetën, por është sjellja e tyre. Edukimi se janë mbretër në familje, iu jep bindjen që mund të bojn çka t’dojnë edhe nëpër dynja. E me shumë t’drejtë njerzt nuk i japin pesë pare a je hasret a çka je. Kërkush nuk ka ardh n’këtë dynja me duru kanunin e hasretit, e aq ma pak t’Lekës. Ose përfundojnë nëpër aksidente trafiku se vozitin si të çmendun, ose n’burg.

E djali i duhet familjes, hasreti, me i kqyr prindët edhe me vazhdu trashëgiminë. Këta prindt për shkak të edukatës që ia kanë dhon shpesh pësojnë mas shumti se djali nuk i jep pesë pare as për ta mo, ngjashëm qysh nuk i ka dhon për kurgjo n’jetë.

Ma mirë ata prindt i kishin kqyr qikat e veta se sa ky hasreti. Amo na jemi qasi populli. Dojm me pas veq djalë, edhe pikë. Djali na vyn. Po çka dreqi t’vyn djali allahile?

Qika osht drita e shpisë. Qika ta ndreq ditën, ta ndreq jetën, fund e krye. Tekefundit qika osht njeri, oj shqipe. Fmija i jot që e ke bo ti.

E për ma tepër ai burrë që nuk bon djalë te na osht i barabartë me ato që nuk bon fmi hiq. Ai osht i nënçmum nga shoqnija, edhe diqysh sikur ndjen keqardhje, diqysh si ngushtohet kur t’jen me tjerët ‘burra’. Ka asi njerëz që kurrë n’jetë punë t’hajrit s’ka bo edhe lavdrohet, unë kom djem. Shtatë. Qeky gjyks. Nejse s’ka me qka mu livdu tjetër se mend ashiqare nuk ka, veq e ban kryt rond.

Shyqyr Zotit ka njerëz që kanë deviju prej këtij mendimi. Ka njerëz që kanë shqelmu këto qëndrime të pështira. Ata njerëz na japin shpresë se ni ditë kemi mu bo populli i hajrit. Që ni dite kemi me vlerësu qikën barabartë me djalin, krejt. Nejse shumica se krejt zor osht. Sidomos me shqiptarë.

Luani