Categories
Journal

Hejterat e Mourinhos

*teksti n’vijim osht banalizim dhe nuk osht per ata qe kane zemer t’dobet dhe t’mbushur me urrejtje

Osht normale, shumë normale me dasht edhe me urry diçka. Bile osht diçka thelbësore në karakterin e ni njërit. Mirëpo, derisa unë i gjej arsyetimet n’thelbin e asaj urrejtjes e cila nuk ka pik pi qiellit, shumica i mohojn arsyet edhe kqyrin me dhon filozofi mbi filozofi pse n’këtë rast Jose osht i keq.

Mu m’pëlqen Jose se i thotë gjanat troq, edhe ka njohuri për futbollin. Mbrohet kur duhet, sulmon kur duhet, kanihere e huq kur s’duhet – sikur dje. Dhe dje, sikur kërpudhat mas shiut dolën fansat e cityt. Puf!

Megjithatë unë vazhdoj me besu që shumica e ktyne fansave jon ‘hejtera’ t’Mourinhos që për shumë arsye kanë antipati ndaj strategut t’dytë ma t’mirë n’futboll për momentin (mas trajnerit aktual t’Bajernit, t’parit që e fiton championsin me tri a katër ekipe).

I kuptoj t’Liverpulit, kta i kuptoj mas miri. Se që prej kur ka ardh Mourinho, Chelsea prej kornerit vijke e fitojke tituj. Pronarë t’ri ndërkohë ka bo edhe liverpooli, kshtu që sun fajësojnë Abramovichin i cili nuk merrke rogersa e beniteza. Sun fajësojnë as Gerrardin edhe atë rrëshqitjen e tij. Munden me fajësu veq kohën, edhe me falënderu Ancelottin që jav ka fal ni titull. Përndryshe duhet mu knaq me league cup e ksi gjana. Jose s’ka faj!

I kuptoj edhe të Arsenalit. Nëse liverpooli osht kon n’finale dy-tri herë, e e ka fitu, kta sun kanë mrri as n’finale prej asaj vjedhje që jav kan bo Barcelona. Sot, do i ulin pantallonat ndaj tyne hala. Se Mourinho ju ka faj që besojnë në oxin, chambersin, e djaloshin e spitaleve. Jose ju ka faj që s’kan shiju titullin prej kur ai ka shkel n’Angli. Amo Mou s’ka faj pse ju e bleni Yaya Sanogon, e pritni me fitu liga me Giroud!

I kuptoj edhe ata të Chelseat. Edhe pse kta jon ma t’butë. I kuptoj se kanë mrri maksimumin edhe kurrë sun kanë me mrri diçka çka kanë mrri me Mourinhon. Kur po e thirrin Hiddinkun? N’mars a n’prill. Mou s’ju ka faj për kton.

I kuptoj edhe ata t’Juventusit. Ata kanë nevojë për ni hungarez – coming soon, për me fitu diçka që Interi ka fitu pi kornerit me Mourinhon. As Calciopoli s’ju kryjke punë. As për kto Mou s’ju ka faj.

I kuptoj edhe milanistat e mi. I kuptoj se Pandevi e sillke Favallni e plakur, e Militon e bojke Abaten me fol vetmeveti. S’ka faj Mourinho. Ka faj Galliani e ai perversi që vnjoshin Leonardo e besojshin n’talentin e t’madhit Bakaye Traore. Edhe n’Gattuson kur e pat hup Sneijderi. Amo Mou s’ju ka faj.

Mas miri i kuptoj Barthelonithtat. Fmi janë. Për krejt Jose ju ka faj. Edhe për Alavesin prom. Keq që tashti sun ja lshojn ujin kur t’jav prish nervat. Mou s’ju ka faj! As ai mësusi i tretës1 që doket qashtu si Mou!

I kuptoj edhe kta t’Bayernit që kqyrin mi qit tri vitet e fundit sukses. Vite ku Dortmundi n’dimër rrezikojke me ra prej ligës, shalke e leverkuseni merrshin trajnera amatera, e kta livdohen që kanë fitu ligën. Edhe mateusi që s’ka lidhje me trenerllëk e kish fitu qashtu, e leje mo unë. Tri vite jete t’humbura mi pas osht rond. Bajagi rond. Amo Mou s’ju ka faj!

Kta i kuptoj edhe nëse bohen me Cityn, se tashti ju vyn ni ekip i ri. Boll ke, barthelona iu osht bo bajat.

Ju kuptoj, jo që ka noj rëndësi. Amo kuptone edhe ju veten. Mou s’ju ka faj.

p.s. ky nuk i përfshin fansat e ekipeve n’fajlë, po veq ata t’cilët kanë urrejtje për Josen. Shërben me ju kallxu ku qëndron arsyeja e urrejtjes t’juj (jo që se dini, po hajt me shkru diçka masi natë e madhe)

https://www.youtube.com/watch?v=2uC8w6X8oSo

https://www.youtube.com/watch?v=X9aFxw7RAQs