Categories
TV Reviews

His Dark Materials – Sez.1 (2019)

Kur ke punë me Hans Zimmer e Ramin Djawadin, sigurisht që mëson diçka. Edhe Lorne Balfe duket se ka mësuar të bëjë një hyrje të magjishme muzikor në serinë ‘His Dark Materials’.

Dhe ‘intro’-ja vjen pas një përmbledhje të shkurtër, pasur me shtrimin e figurave kryesore për episodin në radhë. E tetë episode të sezonit të parë të ‘His Dark Materials’, shtrihen për mrekulli deri tek pika finale në fund të episodit të tetë. Po, do të ketë sezon të dytë, sepse kështu bëjnë punët BBC – qysh në fillim e dinë sa hapësirë ke, dhe i grah punës!

Dikush e ka parë ‘The Golden Compass para disa viteve, dhe pak a shumë e di si ecin gjërat tek kjo seri, e cila njëjtë sikur filmi në fjalë është e adaptuar nga trilogjia e Philip Pullman. E tema ka të bëjë me një botë fantastike, e ndarë nga bota jonë me anë të portave, nëpër të cilat kalon daja i Llajras, Asrajell (James McAvoy). Filmi nis me këtë të fundit që lë Llajran (Dafne Keen – ajo vajza tek ‘Logan’), nën kujdesin e Drejtorit të shkollës.

Llajra, dhe të gjithë banorët e kësaj bote kanë nga një ‘dimën’ jo ‘demon’, që është kafshë e cila flet me pronarin e saj dhe çdo ndarje në largësi të caktuar i humb mendjen dhe jetën njëri-tjetrit. Miku më i mirë i Llajras është një djalë, një tjetër 12 vjeçar, i cili kidnapohet nga Zonja Kullter (Ruth Wilson). Kjo kidnapon fëmijët dhe i ndanë nga dimënat e tyre, për t’i dërguar në një ambient eksperimentues. Një viktimë e tillë do të jetë edhe vet Uilli.

Sigurisht që tema në seri është më shkurtimisht e shtjelluar se sa në libra, por pikat kryesore nuk humbin. Në fund të sezonit të parë do të marrim shumë përgjigje, disa të cilat na lindin gjatë episodeve të fundit. Por, shumëçka mbetet për sezonin e dytë. E ky sezon vetëm sa ‘ndizet’ me finalen.

Aktrimi i Llajras është i shkëlqyeshëm, ngjashëm si i Ruth Wilson, derisa as tjerët nuk mbesin mbrapa. Ka edhe shumë detaje interesante që nuk janë përmendur, ngjashëm edhe aktrime. Është një seri që të mban të lidhur dhe ‘zgjuar’ përgjatë secilës episod. Edhe teknikisht është e realizuar tepër mirë.

Mund të prisni sezonin e dytë, mund t’ia nisni tashti. Nuk është diçka që mund të kënaqë secilin, ama nuk zhgënjen në atë që ofron. Nota personale: 5/5