Sportistat edhe politikanat kanë shumë dallim. Mirëpo njani prej dallimeve kryesore osht rituali para se me nis me kry punën e tyre profesionale…

Qysh si fmi m’kanë msu që atletika osht mbretnesha e sporteve. Ky epitet që i kanë dhon, m’ka bo me kqyr së tepërmi sa jom kon fmi, kampionatet, olimpiadat, edhe ligën e artë. Diçka që m’ka lon përshtypje te atletët, sidomos ata që vrapojnë ka qenë reagimi pasi kalojnë vijën e finishit. Shumica bin n’tokë t’dërrmuar, për tu qu masanej e për të kry ritualin e falënderimit.

Ky ritual nuk drejtohet as tek trajnerët, as tek organizatorët, por zakonisht drejt qiellit. Mas ksaj zakonisht vjen përfaqifimin me t’shpis e t’ushtrimeve, marrja e flamurit edhe ni sfilatë falënderuese për t’pranishmit n’stadium. Atletët e kërcimeve e hedhjeve para se me kry aktin kërkojnë përkrahjen e shikuesve, për dallim nga vrapuesit të cilët kanë nevojë për heshtje para startit, dhe menjëherë përkrahje. Jo veq atletët e kanë këtë adet.

Mas titullit të NBA, Lebroni fliste për Njerin nalt. Edhe me ndodh ajo çka ka ndodh në finalet e sivjetme sigurisht që osht dasht ni ndihmë prej naltit. Këtë ndihmë prej naltit e falënderojnë shumica prej sportistëve, pa marr parasysh sportin.

Karriera jeme si sportist osht kon shumë ma e shkurtër se si shikues, e sportdashës, mirëpo kom msu do sene. Ma e rëndësishmja osht që mrekullitë n’sport ndodhin. Kaniherë t’vjen nifar fuqie që se din prej kahit, topi merr trajektoren që kurrë se ke planifiku. Kanihere e mat sa ta matsh, apet sun e qëllon ku duhet. Ka raste kur pa marr parasysh sa i mirë je, thjesht s’e don, s’osht dita. Shumë herë e fajësojmë fatin. E kur e kemi fatin, zakonisht e falënderojmë Atë që se shohim.

Sportistat, t’gjitha feve kryejnë ritualin e lutjes dhe falënderimit para e mas kryerjes së lojës, aktit. Ata e dinë që pos djersitjes, stërvitjeve, koncentrimit, ndihmës së trajnerëve, psikologëve, motivuesve ma t’mirë, apet diçka e mbinatyrshme nevojitet për me mrri suksesin. E dinë që pa marr parasysh sa në mënyrë të përkryer mundet me ndodh diçka (rasti konkret sezoni i rregullt i GSW), për me mrri tek synimi duhet diçka e mbinatyrshme (rasti konkret Ai nalt për lebronin).

Afrikanët zakonisht ngajn n’distanca t’gjata. Gjithmonë m’osht duk si racizëm ky fakt, mirëpo tekefundit pjesëmarrja e tyne osht lufta kryesore kundër racizmit. Pak atletë të Afrikës veriore kanë qenë t’pranishëm n’gara. Si fmi, me pa Nuredin Murselin, e masanej Hisham El Gueruzhin, dy myslimanë që luten n’mënyrë familjare me neve ka qenë befasi e këndshme.

Hishami e ka pas ni ritual para vrapimit, ni ritual ma ndryshe. Ritual ka pas edhe masi osht kry gara. Lutje dhe falënderim. Dhe n’shumicën e rasteve ka pas sukses. Sigurisht që pos lutjes e falënderimit i osht dasht edhe ni ton djersë me derdh n’vrapim e n’stërvitje. Mirëpo, përkundër këtij toni, për me fitu osht dasht edhe diçka tjetër.

Hishami m’ka mbet n’kujtesë si atlet mysliman, i suksesshëm edhe i pa marrueshëm ndaj besimit t’tij. Personalisht ka pas efekt ma t’madh se shumë klerikë me renome n’vendin tonë. Ai m’ka msu që ku me dit sa me kon i suksesshëm ape t’vyn ndihma e Zotit. Edhe ku me dit sa larg me mrri, apet Zotin duhet me falënderu. Tek Hishami e kom pa që Zoti osht i mirë, i dashur.

Kuptohet që Hishami s’osht i vetëm. N’përgjithësi sporti m’ka shtu besimin n’Zot. Edhe vet e kom përjetu që Zoti na vyn n’dyja rastet. Gjithashtu ritualet e sportistëve të tjera feve m’ka bo me gzu ni respekt t’madh për ata sportistë, e sidomos ato fe.

Hishami, e Haile ktunihere, Mo e Usain tashti, atletika ka qenë e mbushur me legjenda që i janë nënshtru qysh thotë Lebroni Atij nalt. Ngat mendve, kur njeri ma i shpejtë n’botë, basketbollisti ma i suksesshëm aktualisht, e gjithë ata sportista tjerë që nuk ju din skajin suksesit besojnë në diçka t’mbinatyrshme, atëherë nashta nime ka diçka atje nalt.

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: