Sa më shumë që kalojnë vitet aq më shumë e kupton Ted Mozbin!
Secila seri që shohim ka një ndikim në jetën tonë, veçse dikush e vëren e dikush vazhdon të jetojë pa vërejtur ndikimin që kanë gjërat që shohim. Prandaj, janë disa seri që duhet t’i shikojë çdokush para se “të rritet”!
Disi janë vaksinat, shkollat, edhe seritë që duhet t’i kalojmë para se të konsiderohemi “të rritur”, ndonëse ky term është veç një iluzion, sepse kurrë nuk arrihet ai moment.
Ndër këto seri, sigurisht “How I Met Your Mother”!
Pasi thashë spoilera, parashihet që keni parë serinë dhe s’ka nevojë të përmendim se çka ndodhë ose pse ndodhë!
Së pari, HIMYM më pëlqen më shumë se Friends!
I krahasoj për shkak që të dyja konsiderohen në mesin e këtyre serive që përmenda lart, të cilat pothuajse të gjithë i kanë parë ose gjatë gjimnazit ose gjatë studimeve! Pos për dikë që kanë ardhur pasi ke përfunduar të dyja këto!
Pse HIMYM është më i mirë se Friends?
Ted Mozbi!
Derisa Tedi mbetet karakteri kryesor, pothuajse çdo sezon e kemi nga një histori ku rinis kërkimi i “nanës”, edhe Tedit i shfaqen probleme të reja. Pra, e freskon serinë, derisa karakteret tjera, Barni, Robin, e çifti jonë kalojnë nëpër faza të ndryshme të jetës së tyre.
Barni Stinson
Një botë në vete, e çrregullt, abnormale. Kjo shërben për tu zhytur në budallallëqet e Barnit që shërben si motor i çudirave!
Pjesa tjetër e kastit bashkë me mysafirët kujdesen për pjesët tjera që disi e bëjnë HIMYM më të dashur për mua në krahasim me Friends. Ndoshta ky përfundim është pak më i ndikuar nga ri-shikimi i sezoneve të fundit në Fox Life muajt e kaluar, por janë këto arsye që e bëjnë HIMYM të më pëlqej më shumë se Friends.
Së dyti, fundi!
“Kids, this is How I Met Your Aunt”
Jo, fundi është bërlloG!
Edhe sot, edhe pas kushedi sa viteve është bërllog edhe nuk përmirësohet nga versioni alternativ i DVD-ve! E kanë bë m%$!
Ka qenë e panevojshme, ka qenë e paarsyeshme, edhe nuk jemi lodhur për Robinin aq shumë sa për Tedin!
Gjynah Robin?
Ndoshta, por prapë, le të bëjnë “spin-off” për të, ku ajo është në rol kryesor. Megjithatë, arsyeja kryesore ndoshta qëndron në atë “e ke para syve por nuk e sheh”. Por, tetë vite kemi pritur “nanën” edhe në fund, “le bre se tezja osht”.
Për fund…
Përkundër fundit, që vazhdoj ta injoroj, dhe ndaj të cilit, ndoshta me kalimin e kohës do bëhem indiferent, prapë vlerësoj që HIMYM është ndër komeditë ma të mira të bëra ndonjëherë për shkak të natyrës së tyre “të lehtë”, karaktereve të dashura, dhe mbi të gjitha, momenteve dhe episodeve që trajtojnë disa nga momentet më të zymta në jetën e karaktereve të cilat në 90% të rasteve janë të lumtura. Pos Tedit!
Tedi gjithnjë është i pikëlluar, duke provuar të gjejë dashurinë e jetës, për të përfunduar prapë tek plani B! Nota personale: 5/5