Categories
Journal

i 28ti nandor

jemi t’lezetshem si popull…
kshtu jemi euforik, na kap dicka n’zemer vrullshem me bo me ni noj kange patriotike… por edhe kur zhadja u pat martu me lukasin pat pas nifar pozitiveti anembane… jemi popull qe kem qef me lshu ni zhurme, edhe ato ma t’pakuptimta edhe mi lshu roletat e trunit edhe me kcy, me honger deri sa t’na kap barku nese osht belesh… kem qef me marr gjAna badihava… ni paqete cigare, tri makiato, edhe nja dhet komente n’fejsbuk tek ata ‘hejterat’ qe mendoj ndryshe, pak kara sevda n’aksham edhe me interaktivin flejm…

menxi s’presim festa me pushu prej punes, sa qe i kishim festu edhe ato t’Burundit veq me nejt n’shpi… prej atyre 8 oreve n’pune qe i kane ni pakice, nja 2 shkojn per kafe, edhe ora e fundit pergatitje per me shku te shpija, e mas 3ve s’gjen kerkond n’zyre kerkund… sa ma pak pune e aq ma shume pare, kjo osht receta e jetes… nejse ma mire osht hiq mos me punu e me qu pare prej Auslandit, po s’pe hajn ma…

me 3 ore pune n’shkolle, lypin vleren e 4 pensioneve, e trefishin e mesatares t’punetorit n’tregun privat… kqyrim me vjedh rrymen, tatime s’pagujm, pos nese na duhet me nxjerr dokumente… nese mujm me shty deri t’vijn auslanderat me na i la borxhet ndaj shtetit fort gzohemi…

berllogun e gjujm ku t’mujm, veq a osht jashte oborrit tone… nese osht publike kqyrim me prish se hala mendojm qe osht e shkive, qofte drite, asfalt, a edhe ni qeshme qe e ka bo ni njeri shpirtmire per popull…

nuk flasim kunder gjAnave t’kqija se veq noj budall qe osht flet kunder, shujm, i ulmi veshet… kur t’vjen puna e votimeve per 20 euro ti shesim kater vjet t’jetes, trishton mu smu se kerkush nuk t’kqyr n’spital, jeton e vdes me ni semundje se trishton me msu sa kushton sherimi… sepse jemi i vetmi popull n’Evrope qe nuk kemi sigurim shendetsor publik…

nuk pritojm mu kap per cAshtje minore, futboll, politike, pseudo-artista, e sidomos per fe dhe komb, se kto dyja kurqysh nuk shkojn njana me tjetren, sikur caji me kafjallin…

edhe kur t’vjen noj feste si kjo sot, i nxjerrim flamurat e me tre rreshta n’fejsbuk aplikojm per veteran t’luftes, edhe pse tre mujt e 99tes i kemi kalu neper kampe, a neper shpija n’Ausland…

flamurin e dojm, se qashtu… e dojm na shqipnine, e dojm Kosoven, edhe Tuzin me Cameri (edhe pse ne asnjanen prej tyre nuk i dim mi permend 4-5 qytete)…

na jemi patriota, na e dojm vendin… nuk bojm shume, po ni status, ni flamur edhe ni neje me muzike t’zeshme tu u munu me prek dicka, na mjafton…

e ata tjert, qe e mledhin berllogun mas neve, qe munohen me na shit mend cka duhet me bo per me qu kishe vendin te para, ata qe i pagujn tatimet, rrymen, qe nuk komentojn forte neper fejsbuk e ksi gjana… ata jon budall… a i paguhet rryma turkut bre?!

po shyqyr, ata dita dites po mesin ma pak, edhe kysmet po ti cfarojme edhe ata e po t’jetojme qysh na thojke axha Shneq – po t’shkojm n’plazh e po t’rrezitemi, e po t’hajm peshqi deri n’diten e kijametit…

ata munen me punu 364 dite per kete vend, nejse thojn qe punojn, amo ni status me tre rreshta osht ma i madh se krejt ato…

KUQ E ZI – SHQIPNIJA E MADHE DERI TE MOLLA E KUQE, URIME 28 NENTORI