Categories
Filma

Icarus (2017) – Recensim

Qëllim i Bryan Fogel ishte i thjeshtë – të bënte një version të ‘Super Size Me’, i cili kishte provuar të jetoj vetëm me fast-food ushqimet për një muaj dhe të shoh efektin e tyre në trupin e tij. Fogel kishte menduar të arrinte suksese si çiklist duke përdorur substanca të ndaluara. Krejt kjo për të dëshmuar sa më shumë metodën e Lance Armstrong i cili kishte bërë doping, por nuk ishte hetuar.

Gjatë këtij procesi, Fogel gjen një bashkëpunëtor në Grigory Rodchenkov – drejtor i institutit antidoping të Rusisë. Me Rodchenkov, Fogel gjen substanca të pa-reflektueshme në testet e dopingut derisa nis të përmirësoj rezultatet e tija sportive. Ndërkohë shpërthen skandali i dopingut me përmasa më të gjera, me Rodchenkovin në mesin e figurave kryesore.

Për ata që kanë interesim sado të vogël në sport, është një dokumentar që do të zgjoj interesimin. Sidomos nëse keni parë Lojërat Olimpike në PyeongChang dhe shkurtesën OAR me flamurin olimpik që prezantonte Atletët Olimpik të Rusisë. Rusia qe dënuar vitin e kaluar nga kampionati botëror në atletikë, dhe kësaj radhe iu ndalua përfaqësimi shtetëror në Korenë Jugore.

Është një dokumentar që provon të mos mbaj qëndrim anti-rus, megjithatë fokusohet vetëm në këtë skandal. Dopingu nuk është i kufizuar vetëm në një shtet, vetëm në një vend, ashtu siç jepet një pasqyrim tek ‘Icarus’. Nuk përmendet fare Justin Gaitlin i cili përkundër dy dënimeve për doping, gjeti favorin të kthehet e të mposht të pamposhturin në 100m, Usain Bolt. Nuk përmenden as dënimet e shpeshta në ligën profesioniste të bejsbollit MLB.

Në një dokumentar të BBC-së për komunizmin në Evropë, vërehet qartazi që vendet e Evropës Lindore, nisur nga Gjermania Lindore kanë përdorur testosteron sintetik i cili ka ‘burrëruar’ femrat të cilat krahas rezultateve kanë pasur edhe efekte biologjike në trupin e tyre.

Është një pasqyrë e mirë për çfarë ka ndodhur në Rusi, por jo komplete. Është dokumentar i realizuar më së miri që ka mundur të realizohej. Nota personale: 4/5