Categories
TV Reviews

Impossible Engineering – Sezoni 6 (Recensim)

Si fans i antikës, shpesh herë provoj të gjej përfundime racionale, përtokë, rreth ndërtimit të piramidave të Egjiptit të Lashtë, të Majave, e edhe statujave të Ishullit të Pashkëve. Besoj që këto dhe ndërtime tjera, për neve që nuk jemi arkitektë e ndërtimtarë, janë mbresëlënëse e të mistershme në masë. Por, disi i lëmë në plan të dytë ndërtimet moderne.

Shumë ndërtime të sotme na bëjnë të bluajmë mendjen për mënyrën e realizimit të tyre. Një seri që merret me këto është ‘Impossible Engineering’ ose siç mund ta keni parë në kanalin Tring World sidomos – Inxhinieria e të pamundurës. Sigurisht që sezonet paraprake, goxha interesante transmetohen aty, por nuk mbesin mbrapa sezonit të gjashtë.

Sezoni i gjashtë ka vetëm gjashtë episode dhe përqendrohet kryesisht në hekurudhat. Në fakt janë që të gjitha episodet lidhen me trenat dhe hekurudhat, me hekurudhën që pritet të bashkoj malet ndër më të pakalueshmet në botë – Andet. Është njëra ndër historitë më mahnitëse kjo e këtij treni dhe kësaj hekurudhe e cila del të jetë një frymëmarrje për banorët e kësaj pjese të botës. Në lartësi është edhe episodi për ndërtimin e urës 400m të lartë që do të lidhte Himalajat e largëta. Treni i të ardhmes, hyperloop, me shpejtësi deri në 1000km në orë; projekti 11 miliard dollarësh i trenit gjigant të qytetit të Nju Jorkut, dhe hekurudha e moçaleve të Nju Orlins janë në tri episodet tjera. Gjersa episodi i dytë i sezonit sjell një vështrim mbi historinë e hekurudhave amerikane.

Fakti që sezoni përqendrohet në hekurudha dhe trena mund të jetë pak i kotë për shumicën, por edhe i përkryer për fansat e trenave. Për neve që jemi në mes të dyjave, është një argëtim i mirë prej gjashtë orëve, gjithmonë duke sjell njohuri në lidhje me inxhinierinë, në këtë rast hekurudhore. Nota personale: 3/5