Janë disa vende të njohura në të cilat kthehemi në ëndrrat tona, disa herë brenda vitit. Sikur jemi të ngujuar në një mision, një enigmë, të cilët duhet ta zgjedhim që të vazhdojmë në ëndrrat tjera.
Janë edhe disa ëndrra të cilat e dimë që jemi në ëndrra – në maje të ndërtesës që ka marrë flakë, nga e cila ose duhet të kërcesh e shpresosh që je ëndërr, ose të presësh flakën të djegë. Këtë të fundit nuk e di pse nuk e kam pritur asnjëherë!
Mendoj që sa më shumë botë që përjetojmë në jetën e përditshme – libra, filma, seri – aq më të larmishme janë ëndrrat tona, kur truri duhet të përpunojë gjitha përjetimet tona gjatë ditës. Jo medoemos kjo është një gjë e mirë.
Nga kjo varen ëndrrat tona, mbillen idetë, të cilat provojnë t’i mbjellin në klientë të ndryshëm, ekipi i karakterit të Leonardo DiCaprios, që me anë të ëndrrave lucide të zbulojnë sekrete për të cilat paguhen nga kontraktor.
Te Inception kemi të bëjmë me karakterin e Cillian Murphy, i cili është pasardhësi i një perandorie biznesi me të mira materiale të pafundme.
Filmi është i komplikuar, dhe nuk besoj që me një apo dy herë mund të shohim të gjitha detajet që na ofrohen, ani pse fundin nuk mund ta ‘zbulojmë’ as me të dyzetën herë.
Ky rrëfim i komplikuar realizohet me një fotografi dhe pamje mahnitëse që i japin kuptimin filmit, bashkë me kolonën zanore dhe efektet e zërit. Disi mbetesh i trullosur duke shijuar këto pjesë teknike derisa mund të mos kesh idenë se çfarë është në botën reale e çfarë në ëndërr.
Është një mishmash të cilin nuk ia vlen ta zbërthejmë, sepse ideja mendon që qëndron në shijimin e kësaj vepre më shumë se sa zbulimin e enigmës.
Ngjashëm si shumicën e ëndrrave tona, dhe alternativave që mund të zgjedhim në to.
Është e kotë të harxhojmë më shumë fjalë sepse madhështia vizuale e këtij filmi nuk shprehet dot me shkronja. Inception është art filmi që përjetohet. Nota personale: 5/5