Okej, edhe kjo nuk osht për noj qikë t’quajtur Jeta. As për noj Mirjetë, Donjetë, Luljetë, Jetmire a ku ta di çka. Pra, me ose pa parashtesa e prapashtesa kjo nuk ka t’boj me asni person, ngjashëm si Dhurata. Nejse…
Kur jemi kon t’vogël, gjithë kem pas qef mu rrit. Se na kan premtu që kur t’rritemi mundemi me bo sende t’ndryshme, për shembull me shku n’shkollë vet, me nejt deri n’10 t’nates qut, me i gra biciklles.
Ma vone, kur jemi rrit pak kemi dasht me u pavarsu prej familjes, me ik larg, me bo sende vet. Hala jemi kon tu dasht mu rrit.
Edhe dikur kur jemi rrit sendet kan nisu mu kompliku. Ia kemi nis me kqyr me nostalgji ato sendet qe i kemi bo kur jemi kon t’vogël. Kemi nis mu mërzit pe rate periudhë, edhe hala mërzitemi. Se gjithmonë e kaluara na doket ma e lehtë.
Tashti, a ka me shku kjo veq tu u vërtetu, nostalgjia tu e dominu t’ardhmen çdo vit që afrohemi kah fundi i jetës, mbetet të shihet. Ama nëse jeta osht ni mal, edhe kur ta mrrijm atë majën nalt, teposhtëza osht ma e lehtë me ec, edhe atëherë i bjen që duhet mu kon edhe ma e shpejt me mrri n’fund. E n’çfarë moshe osht kjo maja, a osht n’65 kur t’dilsh n’pension, apo n’momentin kur t’ia nissh mi ra pishman për krejt kohën që e ke harxhu palidhje, mendoj që ndryshon varësisht prej njerit.
Çdo njeri i ka pishmanllëqet e veta. S’ka njeri që e ka pas jetën e përkryme. Vet jemi qenie që nuk dimi mu ngi me kurgjo. Dikush me pare, dikush me filma, dikush me top, dikush me farmerka, dikush me bukë. Sa ma shumë që bojm diqka aq ma shumë dojm me bo. Mirëpo, ajo maja e jetës nuk osht ni plan që e bon ni fmi i vogël. Ma shumë mendoj që osht ni vend ku e mbizotërojm pangopshmërinë e apetiteve edhe nisemi mu bo realista. Nisemi mi vlersu nalt edhe sendet që i kemi konsideru dytësore ma herët. Varësisht se kur e mrrijm këtë pjekurinë mendore me kuptu këtë majën – qëllimin që e kemi n’këtë jetë, atëherë edhe nisim me jetu jetën.
Sa më vonë që kuptohet qëllimi jonë, arrihet kjo maja aq ma pak na mbetet me jetu më pas, e ngjashëm aq ma i madh osh zhgënjimi. Për çka mundohemi? Për çka qohemi pi gjumit, e pse shkojmë me fjet? Pse hajm bukë? Pse i shkrujm e i lexojmë kto sende? Pse hupim kohë n’internet tu kon me hup kohë me sende tjera?
Koha osht e humbur! Ajo ka mu hup, edhe na kurrë nuk kemi me mujt me mbizotru. Veçse disa nuk ia vnojnë mendjen edhe e kalojnë tu bo sende që kan qef mi bo, e disa i bojnë sendet që mendojnë që duhet mi bo, sendet që iu thojnë tjert mi bo.
Çka din ni njeri 18 vjeç me zgjedh fatin e jetës. Nëse jeta mesatarisht osht 80 vjet për shembull, a nuk osht pak herët me vendos n’qat moshë se çka ka me bo tan jetë e tij. Ose nashta edhe osht vonë. Edhe i vetmi send i sigurt osht vdekja. A ka diçka masanej, a jo, ajo m’varet pi individit. E kjo varësi krijohet prej sendeve që na i msojnë tjertë.
Na msojnë që shkolla osht sendi kryesor n’jetë. Pa shkollë nuk ki t’ardhme. Pa shkollë përfundon n’burg, rrugëve, me punë t’dorës t’tretë. Pa shkollë nuk ki kurgjo. Ama, nuk na msojnë që edhe njerzt me shkoll shkojnë n’burg, mbesin t’papunë, e nuk munden me arrit kurgjo n’jetë.
Pra, sa jemi n’shkollë na japin perspektiva t’ndryshme për jetën. Edhe këto jon perspektiva t’selektume, t’filtrume për interesat e ‘sistemit’. Nuk ka liri! Nuk ka liri n’përzgjedhje, ma shumë ka një ngulitje t’ni filozofie që njeri lind, rritet, shkon n’shkollë, tani n’fakultet, tani e kryn mastersin, tani edhe ni fakultet, hin n’punë, martohet, bon fmi, i rrit fmijën, i shkollon, ata bojn nipa, ky/kjo dalin n’pension, lujn me nipa e mbesa, edhe vdesin. Ni here n’vjet shkon n’deti për pushim, dy here n’vjet i viziton t’afërmit për festa fetare, ose për ndonjë vdekje a lindje. Punon prej 9ve deri n’5 nëse ka ‘nafakë’ se do njerëz kanë punë me tri ndrrime. Për krejt kto e merr ni muj pushim n’vjet. Krejt si cikël. Çdo vjet, çdo here. E ndjekim ni jetë, ni formë t’jetës universale. Ma shkurt jemi ni grumbull delesh që shkojm te ai bari që e shohim ni dele që ka shku, tu mëndu që osht ma i miri.
I dojmë sendet që jon n’trend, sendet që i veshin kto ‘yjet’, që i hajn ‘kta idollat’, i bojmi ndjenjat e njëjta kon duhet me urry e kon duhet me dasht. Msojmi qka duhet me na ardh marre me bo, e qka duhet me u lavdru qe po bojm. Për çka? Për me rrespektu ni rend shoqëror që osht kriju nga shumica e deleve.
Pse nuk kemi guxim me dal jashtë ktij rendi?
Se n’shkollë na msojnë që ata që kan dal pi ktij rendi kan përfundu t’dështum! Na msojnë që ai njeri që nuk ka shku n’shkollë ka met rrugve. Edhe pse jon ndoshta 100 veta që nuk kan shku n’shkollë, edhe prej atyne 3 veta kan mbet rrugve, neve na i servojnë historinë e ktyre tre vetave, tu i injoru 97 tjerët që kanë pas ni jetë ‘larg rrugve’. Bile na msojnë që edhe do shkolla nuk kan vlerë – (allahile qka po t’vyn me pikturu, a me skulpturu, a mi ra pianos. Edhe nëse do mi ra ni instrumentit, biri tupanit, qkoq pare nëpër dasma)
Ndoshta edhe ata 3 veta kan pas arsyeje tjera ma t’mdhaja pos shkollës e refuzimit t’rendit shoqëror që kan përfundu n’atë mënyrë. Ama, na duhet mi injoru n’total as mos me dëgju historinë e tyre. Sepse na jemi qenie paragjykuese.
Mirëpo, a mundemi me mbledh krejt shembujt e nevojshëm n’moshë 18 vjeçare për me vlerësu na vet se çfarë drejtimi n’jetë duhet me marr? Jo.
Edhe nëse e marrim ni vlerësim t’tillë, ai patjetër ka me ndryshu. Do studime vlerësojnë që njeri n’çdo 7 vjet duhet me ndrru karrierën, sepse mas ksaj periudhe ka mundsi që me ju bo e mërzitshme, me ra efektiviteti edhe vullneti për punë. E çka me bo mas shtatë vjete nëse për atë profesion ka studiu 7 vjet tjera?
Ama, edhe studimeve nuk duhet me ju besu krejtave. Sikur nuk duhet mi besu edhe shumë sendeve. Aq ma pak që ni jetë ma e mirë ka mujt me t’ndodh ty, ose mi lakmu dikujt që ka bo diçka ma t’mirë se ti? Kërkush nuk e dijmë për kërkond se me çfarë mendime e qejfi shkon me fjet, as qysh qohet prej gjumit. Veq mundeni me lakmu dikond tjetër, a nashta ai t’lakmon ty. Krejt kemi të meta, plasaritje.
Me pas pas mundsi mu kthy e me ri-jetu jetën prej fillimit, a kishit ndryshu nojsend?
Nëpër filma, edhe nëpër dokumentar (Through the Wormhole 6×02) gjithmonë përmendet fakti që ni detaj i vogël kish mujt me ndryshu krejt jetën, fatin tonë. A kishit rreziku ni moment me ndryshu diçka që keni tashti? A kishit rreziku me i hup krejt kto që i keni tashti për mos me qesh msusi ose nxansat tjerë me juve n’klasë për shembull? Ose mos me pas ra n’lloq rrugës për n’shkollë?
Kjo ndoshta osht efekti i frikës t’njeriut i cili nuk guxon me sakrifiku diçka që ka për diçka që mundet me pas. Osht pak a shumë bastore, sikur me i rreziku 1 euro për mi fitu 20 euro. Mirëpo, nëse i kqyrim hollë e hollë do sende, shumicën e sendeve që kemi bo n’këtë dynja, apët mbesim t’knaqt me ato që i kemi bo. Krejt kan histori me njolla, kërkush nuk osht perfekt. Edhe sigurisht nuk kishit dasht me ndrru jetën tuaj me t’kërkujt tjetër. Gjithmonë e jonja osht ma e mira për neve.
Kuptimi i jetës osht labil. Ndryshon varësisht prej rrethanave. Nuk mundemi me jetu t’vetëm, po edhe nuk mundemi me jetu qysh jetojnë krejt. Shumë fillozofa ma t’mdhaj se na jon mundu me kto sende e nuk ja kan dal me zbulu kuptimin, e as na nuk jemi ma t’mirë.
Me rondsi osht me jetu qysh ki qef ti, mos me jav vnu veshin ‘sistemit’, mos me lakmu. Por, mbi t’gjitha mos mu pendu për ‘kohën e humbur’. Nuk osht kohë e humbur, osht kohë që t’ka dhon kujtime e përvojë, e të dyja kto t’nimojnë për t’ardhmen e mistershme.