Çfarë do të thoshit nëse do ju thoshte dikush që ky Jumanji është më i mirë se origjinali?
Nuk kam shkruar recensim për ‘Jumanji’-n e Robin Williams, dhe sa i përket kastës nuk mund të bëjmë një krahasim ndërmjet dy filmave, pasi dorën në zemër asnjëri nga këta s’mund të krahasohet me talentin e Robin Williams.
Tek pjesët tjera teknike, është e qartë që dallimi 23 vjeçar e bën këtë ‘Jumanji’-n e fundit shumë më të mirë e më të avancuar. Dhe bazuar në këtë, ky i fundit është film më i mirë se i pari. Nejse, mjaft me krahasime.
Tema është e ngjashme, katër të rinj të ndryshëm thithen brenda një video-loje për t’u dërguar me një xhungël nga e cila do të dalin vetëm nëse realizojnë misionin e tyre si të një karakteri në lojë. Loja është e sendërtuar mirë, pa ndonjë lëshim të madh e të dukshëm, dhe me një shtrirje të përshtatshme të ngjarjeve me temën, skenaristët mund të përfundoj që kryejnë një punë të mirë. Për pjesën vizuale, e ceka edhe më herët dhe sado që dëshiroj të mos vë paralele me filmin origjinal, është ana më e fuqishme e këtij filmi.
Kasta e aktorëve është goxha e përshtatshme. Kemi Dwayne Johnson në rolin e një lideri, Kevin Hart në rolin e ta quaj frikacakut, Karen Gillan në rolin e një vajze pak më guximtare, dhe Jack Black në një rolin e një vajze pak snobiste. Janë kastë e dashur, funksionojnë si një ekip i vërtetë i cili harmonizohet përkundër dallimeve që duhet të kenë karakteret ndërmjet vete.
Bashkë me aktrimi, skenarin goxha mirë të ndërtuar, e pjesën teknike, filmi kthehet në një aventurë të këndshme familjare, që një përvojë të fundshekullit të kaluar i shton të gjitha avancimet teknologjike të së sotmes. Nota personale: 4/5