Ndër gjërat e shumta banale në futboll është edhe ‘rivaliteti’ soccer vs football, dhe inferioriteti që shtyjmë drejt amerikanëve dhe idesë së tyre të lojës me këmbë.

Sonte një rivalitet i tillë do të shfaqet edhe në fushë për të treguar se ‘kush osht ma i forti’ nga të dyja.

Sigurisht që Anglia është favorite, por mbetet të shihet se cila nga dy kombëtaret në rrethin e parë ishte treguar më e fortë se që është në fakt.

Gana

Referi amerikan që ishte në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Ganës ishte i dyti më skandalozi pas atij në ndeshjen ndërmjet Arabisë Saudite dhe Argjentinës.

Ajo çfarë nevojitet dhe që është e paarritshme në ndarjen e drejtësisë në futboll është një standard i palëkundur te gjyqtarët. I njëjti pozicion mund të komentohet ndryshe nga secili gjyqtarë, dhe prandaj në fund kemi pakënaqësitë e masave.

Por, gjyqtari është i dobët kur brenda një ndeshje një pozicion të ngjashëm e cilëson në dy mënyra tepër të ndryshme. E pastaj kërkojmë standard të njëjtë të gjyqtarëve, kur një gjyqtar brenda ndeshjes ndërron standardin disa herë. Po të ishte politikan i Bashkimit Evropian e pesëshes famëkeqe do e kuptonim disi.

Penalltia

Penalltia e Portugalisë nuk duhej të ishte. Por, ngjashëm nuk duhej të ndalej as shansi i Cristianos në pjesën e parë të lojës. Pastaj kartonët, pastaj vazhdimet, e çmos.

Dhe më së shumti të nervozojnë disa gjyqtarë që refuzojnë të konsultojnë VAR, apo siç thoshte një turk “Unë e di shumë mirë çka pashë” edhe pastaj u kërkonte falje fansave që kishte parë në aeroport e të cilët në atë ndeshje, sikur edhe gjyqtari i VAR-i kishin parë diçka tjetër.

Samba

Diçka tjetër që më nervozonte ishte paraqitja e Brazilit.

Përjashto Thiago Silvën dhe Casemiron, krejt ekipi dukej sikur e merrnin pa seriozitet ndeshjen e mbrëmshme.

Më shumë ngjanin në lojtarë që kanë mendjen te Instagrami se sa në fushë. Ky Brazil, me talentin që kanë këta lojtarë do të duhej të shkelte secilin kundërshtar. Por, mbrëmë, si për inatin tonë, nuk jepnin më të mirën.

Së paku goli i Richarlison do mbetet një kujtim i ëmbël.

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: