Atë ditë që unë nisi me arsyetu mendimet e mija me xG, % e pasimeve te korneri i majtë lart, e me ndjekë trendin për llajka, unë nuk shkruj ma për futboll.Me mbi 25 vite që kqyri futboll, edhe me mbi 15 vite që shkruj aktivisht për këtë sport, dhe tjera, nuk e shoh nevojën mu pajtu me mendimet e gazetarëve të Malavit, Shën Lusisë, apo Kiribasit, të cilat nuk kanë as ligë profesioniste të futbollit, e le ma me na tregu neve se kush çka meriton.Statistikat, ceremonitë me xixëllonja të vitit të ri, i përdorin ata që s’kanë lidhje me futbollin.Mendimet e tjerëve, i përçojnë ata të cilët nuk kanë mendime të veta. Që nuk munden me kriju mendime të veta, e aq ma pak m’i mbrojt ato.Aq ma pak duhet me pas ndikim ni koment a ni postim që merr llajka në këtë grup, a kudo në rrjete sociale. Nëse ajo që llajket osht bërllog, nuk e ndryshojnë as 1 mijë llajka, as 100 mijë, prapë ai mendim mbetet bërllog.Prandaj, shumë e thjeshtë osht:

Futbolli luhet në fushën e gjelbër.

Nëse të vyn me dalë jashtë saj me kallxu kush osht ma i mirë e çka, atëherë harrojeni këtë sport.Nuk po tingëllojë arrogant.Unë jam arrogant, sepse osht e vetmja mënyrë me ‘komuniku’ me të paditurit. E shtuna i ka 24 orë. Nëse i kqyrni dy lojë, pa u habit me telefon, ose me nga me gjet noj statistikë me komentu ato çka e keni kqyr për dy orë, atëherë, e vetmja përgjigje që përshtatet në atë postim a koment osht “sad emoji”.Ama s’ka lidhje.Edhe shumë “gazetarë” veç statistika edhe britma kanë. S’dinë kurgjo tjetër, pos me kqyr me gjet noj lajm bombastik edhe me nga mas llajkave e followersave. S’ka numër i llajkave e followersave që ju fshehë paditurinë e tyre që kanë.Gjynah!*kallauzë, e adoptuar nga turqishtja në diçka si guidë, udhërrëfyes.

Atë ditë që unë nisi me arsyetu mendimet e mija me xG, % e pasimeve te korneri i majtë lart, e me ndjekë trendin për llajka, unë nuk shkruj ma për futboll.

Me mbi 25 vite që kqyri futboll, edhe me mbi 15 vite që shkruj aktivisht për këtë sport, dhe tjera, nuk e shoh nevojën mu pajtu me mendimet e gazetarëve të Malavit, Shën Lusisë, apo Kiribasit, të cilat nuk kanë as ligë profesioniste të futbollit, e le ma me na tregu neve se kush çka meriton.

Statistikat, ceremonitë me xixëllonja të vitit të ri, i përdorin ata që s’kanë lidhje me futbollin.

Mendimet e tjerëve, i përçojnë ata të cilët nuk kanë mendime të veta. Që nuk munden me kriju mendime të veta, e aq ma pak m’i mbrojt ato.

Ni shembull bizar që merret sot në kohën e internetit osht dallimi në mes të predikuesit të krishterimit dhe vrasësit më të madh të shekullit të kalum. I pari i ka pas 12 ndjekës, i dyti i ka pas miliona. Sot i pari ka miliarda, të dytit shkojnë në burg.

Aq ma pak duhet me pas ndikim ni koment a ni postim që merr llajka në këtë grup, a kudo në rrjete sociale. Nëse ajo që llajket osht bërllog, nuk e ndryshojnë as 1 mijë llajka, as 100 mijë, prapë ai mendim mbetet bërllog.

Prandaj, shumë thjesht osht:

          Futbolli luhet në fushën e gjelbër.

          Nëse të vyn me dalë jashtë saj me kallxu kush osht ma i mirë e çka, atëherë harrojeni këtë sport.

          Nuk po tingëllojë arrogant.

Unë jam arrogant, sepse osht e vetmja mënyrë me ‘komuniku’ me të paditurit. E shtuna i ka 24 orë. Nëse i kqyrni dy lojë, pa u habit me telefon, ose me nga me gjet noj statistikë me komentu ato çka e keni kqyr për dy orë, atëherë, e vetmja përgjigje që përshtatet në atë postim a koment osht “sad emoji”.

Ama s’ka lidhje.

Edhe shumë “gazetarë” veç statistika edhe britma kanë. S’dinë kurgjo tjetër, pos me kqyr me gjet noj lajm bombastik edhe me nga mas llajkave e followersave. S’ka numër i llajkave e followersave që ju fshehë paditurinë e tyre që kanë.

Gjynah!

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: