Categories
TV Reviews

Kidding (2018) – Sezoni 1 Recensim

Jim Carrey njihet për komeditë e tija të përkryera gjatë viteve 90’ta. Pastaj e kemi në një periudhëtepër artistike, dhe së fundmi e gjejmë me fjalime e citate edhe më të thella.

Nëse nuk keni dëshmuar periudhën e fundit të Jim Carreyt, nëse nuk e keni parë storyn në instagram të @kushsusuri-t (peizazhe parajse nga krejt vendet natyrore që viziton, ngjitet, edhe atë në vikende!!!!), atëherë po ua citoj një fjalim të Jim Carrey këtu (i pavërtetuar!) –

“Asnjë festë nuk duhet të ju manipuloj deri në atë pikë ku ju duhet të hyni borxh për të shfaqur dashurinë tuaj ndaj dikujt!”

 ‘Kidding’ sjell JimCarrey në rolin e një komedieni për fëmijë si Supergogo për të pasluftës,Branko Kockica për të paraluftës, e Krusty për Simpsonheadat!

Mirëpo, për dallim prej të gjithëve, karakteri i Carreyt ka humbur njërin nga fëmijët në aksident trafiku, edhe tani duhet të gjej ‘formën’ e komikut pas kësaj ngjarjeje. Me një pikëpamje krejt më ndryshe për jetën e botën, komedia e Xhefit (Carrey) ngacmon kufijtë e asaj bote të ëmbël për fëmijë, një botë të cilën të gjithë e kemi pasur deri në një pikë – atëherë kur na e kanë prish qejfin së pari! Xhef dëshiron të flet edhe për njërin nga misteret më të mëdha të fëmijërisë – vdekjen, por refuzohet nga producenti i emisionit që është edhe babai i tij.

Frank Langella vjen në rolin e babait të tij, Catherine Keener në rolin e motrës së tij e punësuar gjithashtu në këtë emision, Judy Greer në rolin e bashkëshortes së ndarë, dhe Cole Allen në rolin e binjakëve (njëri i gjallë dhe tjetri i vdekur)! Është një punë ekipore që pos që lustron shkëlqimin e Jim Carreyt në një rol të përkryer për ‘fazën’ e tij artistike, ka edhe xixat individuale në skena e episode të ndryshme nga kohështrirja e karaktereve të tyre gjatë tetë episodeve të sezonit të parë.

Është seri epapërshkrueshme, komedia më e errët që e keni parë, por edhe ndër më të përkryerat, e realizuar me mjeshtri në çdo aspekt. S’po boj hajgare! Nota personale: 5/5