Categories
TV Reviews

Kidding – Sezoni 2 (2020)

Ndonëse e pandehur si komedi, ‘Kidding’ me Jim Carrey në sezonin e parë ofroi një pamje goxha të errët në jetën e një komiku. Dhe kjo zymtësi vetëm sa u shtua në sezonin e dytë duke u ngjitur në shkallë edhe më të larta. Shtoj kësaj edhe mënyrën e re të transmetimit me dy episode në javë, Kidding u kthye nga një komedi e errët në një dramë të errët.

Xhef qysh në fillim shkakton një aksident nga i cili nuk duket se do të dalë për të sjellë nëntë episodet e mbetura të serisë. Por, pa kaluar shumë kohë, nis ai udhëtimi i vet-zbulimit të Xhefit, i cili si hero i fëmijëve hamendëson që nëse mund të gënjejë, çfarë tjetër mund të bëjë!

Kjo disi vazhdon atë vet-sfidimin nga sezoni i parë kur vendosi të zbulonte botën e vërtetë ndaj fëmijëve. Si kthehet nga ai moment kulmor në sezonin e parë, e shohim në pjesën e dytë të sezonit, e cila nuk lë mënjanë as karakteret tjera dytësore.

Udhëkryqi i Xhill ndërmjet së të kaluarës dhe të ardhmes; problemet e Deirdres rreth divorcit; puna dhe shëndeti i Seb; adaptimi i Uillit me jetën e re, e bëjnë këtë sezon, e seri më shumë një punë ansambli me shumë karaktere, se sa vetëm një pionë të rreshtuar pranë karakterit mbretëror të Xhefit.

Më duhet të përmend patjetër që ky sezon ka pasur një shkrim të jashtëzakonshëm, duke i dërguar karakteret në rrugëtime aq të thella e të kuptimta sa në bënë të mendojmë që po shikojmë disa jetë në disa seriale! Episodet, të dhjetat, janë mjeshtri në vete, duke shkëlqyer me origjinalitetin që i bënë të veçanta nga njëra-tjetra.

Pastaj kur jemi tek aktrimi! Mrekulli në vete që nga Jim Carrey, deri tek Juliet Morris si Medi me sëpatën e saj!

Për Zotin, kjo seri është e veçantë. Ka gjithçka në vete! Nuk është e lehtë për tu përtypur, dhe sigurisht që nuk mund të kënaqë shijet e shumicës. Por për dikë mund të jetë speciale. Nota personale: 5/5