Categories
TV Reviews

Killing Eve – Sezoni 2

Nuk di kush do të përshtatej më mirë me karakterin e Villanellës se sa Jodi Comer. Dhe atë çfarë karakteri – vrasëse serike psikopate!

Do të mbajë larg spoilerat, kështu që do të përshkruaj ngjarjen vetëm në detaje themelore. Villanella është një vrasëse me pagesë, jeta e së cilës ndeshet me Eve, e cila është nis të interesohet me vrasëset femra dhe psikologjinë pas profesionit të tyre. Kur kureshtja e saj tejkalon kufijtë, ajo dëbohet nga puna me MI5 (inteligjenca ushtarake e Britanisë së Madhe), për tu rekrutuar menjëherë nga MI6 (inteligjenca e jashtme e Britanisë së Madhe). Këtu ajo ndeshet me Villanellën, ku jetët e tyre profesionale do të kalojnë edhe në atë private, duke komplikuar të dyja sferat e jetës që kanë.

Kjo lidhje ndërmjet dy karaktereve kryesore kryesisht është e ndarë dhe në distancë. Dhe derisa pjesa e Eve është e kotë, ajo ‘nxehet’ nga krimet e Villanellës, duke afruar dhe ndarë këtë lidhje karakteresh në pika të ndryshme të serisë. Në njërën anë kemi krimet e llahtarshme të Villanellës, shumica e të cilave na lënë gojëhapur, bashkë me veprimet e saja jo-kriminale. Në anën tjetër kemi Even e cila vazhdimisht shkon afrohet e largohet si një spango.

Ndonëse Villanellë është në rolin kryesor, bashkë me Eve, assesi nuk mund ta përkufizojmë serinë në vetëm këto dy karaktere. Punonjësit në agjencitë e inteligjencës britanike, punëdhënësit e Villanellës, familjarët dhe shoqëria e Eve, dhe karaktere episodike e bëjnë këtë seri njërin ndër trilerët më të kompletuar në televizion për momentin.

Aktrimi i Sandra Oh është i mrekullueshëm me disa momente shpërthyese të karakterit të saj. Edhe shefi i Villanellës, Kim Bodnia (vetëm nëse ka parë dikush The Bridge origjinal e kujton), është i shkëlqyeshëm. Por, Jodie Comer është arsyeja kryesore pse duhet ta shihni këtë seri. Aktrimi i saj është jonormal! I çmendur, mu si karakteri i saj! Dyshoj që mund të ketë diçka edhe më të jashtëzakonshme në sezonin e tretë që nis të dielën, por shpresa vdes e fundit! Nota personale për dy sezonet e para (16 episode): 5/5