Bile bile, edhe menyren e kom gjet! Te perkrymen!
Edhe gjate e gjate kom kerku e mendu krejt menyrat e mundshme. Tu pas parasysh nafaken teme, me provu m’u var rrezohet tavani a thehet ckado qe varet litari. Jo qe jom qaq i trashe (jo ma i trashe se Egzoni tashti #sideburn), ama nafaka! Edhe ka ndodhe neper filma. E ne jete reale ka ndodh qe me plumb kur ka vendos me e vra veten, ka mbet qorr, ose pa hunde, varesisht qysh ka zgjedh formen. Edhe kur kto ju kane ndodh njerezve, mu m’ndodhin sigurisht. Plus bllek!
Keshtu qe kom vendos qe osht pune e merzitshme, t’merr kohe, krejt plane e sene, edhe s’ja vlen! S’ja vlen me myt veten. Tashti, gjithe keto vjet i kom jetu, edhe sa sende i kom perjetu, kom pshtu, edhe me qu me zor me myt veten, vec sa t’forcohet bindja qe ki me deshtu.
Padyshim qe krejtve kanihere na shkon mendja tek vdekja, e edhe me myt veten! Mirepo sa ma pak e ma shkurt e mendon aq rreziku osht ma i madh!
Qeveria pat marre iniciativa me i afru bastoret ngat shkollave per me ul vetvetrasjen! Qaq prej tyne! Ne menyre indirekte jane pergjegjesit kryesor per vetvrasjet qe po ndodhin rregullisht! Ma pergjegjes se ta jemi vet na, shoqeria jone! Distanca qe krijohet neper familje ku flitet ma zyrtarisht se ne sportele t’komunes, ftohtesia me familjen dhe shoqerine e ngushte, ni lidhje e bazume ne lidhje siperfaqesore te ngjyrosura vec me ngjyra te hareshme, na bojne mos m’i diskutu senet qe na mundojne!
Mungesa e komunikimit, shprehjes, ne nje vesh a shpirt mirekuptues dhe jo-gjykues, osht e rond! E armiku ma i madh i njeriut osht vetvetja, sidomos n’momente jo te mira! Kur mbetesh i vetem, edhe krejt bota t’lshohet, ose t’braktis, atehere nuk t’mbetet arsye per me vazhdu n’kete bote!
Nuk ka qene vendim i joni me ardh ktu, e nuk duhet me kon as vendim i joni me shku! Ne menyre minimale mund t’doket qe e prekim shoqerine, kete bote, mirepo per dikond ka rendesi shume t’madhe! Efekti jone osht i madh, vet ekzistenca e secilit oshte efekt i madh ne jeten e kesaj bote! Prandaj, ni fjale, ni bisede, a vec ni ecje ne natyre me dikond qe ka nevoje, mundet me mbajt ne jete ni njeri, e rrjedhimisht me ndryshu ni bote.
172 milione albume ka shit Eminem, kaseta e t’cilit osht zbulu ni vjet pas tentim-vrasjes. Sot osht inspirim!
Kater veta kane emrat e tyre ne festat zyrtare ne Amerike, 12 vjet i ka pas Martin Luther King kur ka provu me u myt. Sot osht emer i rezistences kunder racizmit!
Jane edhe emra tjere, tu nis prej njonit prej kengetareve ma t’dashtun per mu – Johnny Cash, qe kane deshtu n’vetvrasje, po kane bo sende te paimagjinueshme per t’miren e njerezimit!
Une po shkruj per keto gjana, per GAD, per semundjet psikike qe jane te njejta me fizike. Te dyjat kane sherim, vetem se duhet me kerku ndihme profesionale. Por, asgje nuk e kalon ndihmen dhe perkrahjen e shoqerise.
Nje njeri e vret nje tjeter njeri.
Nje njeri e vetvret nje shoqeri e tere.
Bisedoni me tjeret, perqafoni ne shoqeri pa marre parasysh problemet e shqetesimet psikike. E shpetoni nje njeri, nje shoqeri.
#10vjetGAD (plus depresion)