Categories
Journal

Kosovari

Halili osht njoni prej pak personave që e konsideroj si thesar t’ktij populli (ni shkrim për kta personat mas Ramazanit, kismet).

E kur them i ktij populli mendoj për popullin kosovar. Jo pak veta mendojnë si Halili, jan realist si ai. Edhe unë jom njoni prej tyne. Ni përparësi që e kemi na ‘halilovitët’ osht që nuk jemi t’qorrum pi miteve dhe ideve turbo-folk patriotike qe na i kan mbjell me vjet nëpër librat e historisë nga burime gjithnjë anonime. Fatkeqësisht n’ksi ide ushqehen shumica e politikanëve dhe partive politike për interesa t’ngushta.

Çka osht kombi kosovar? N’fakt qka osht kombi. N’anglisht përkthehet si nationality e njëjta fjalë prej anglishtes n’shqip i ka edhe dy përkthime tjera – shtetësi dhe nënshtetësi. Kjo përmban në vete një mrekulli tu e pas parasysh që për çdo fjalë shqip ekzistojnë 12 fjalë tjera n’fjalorin e gjuhës angleze. Jo bukvalisht, por anglishtja ka 12 fish ma shumë se shqipja, dhe një fjalë anglisht të përkthehet në tri fjalë shqip osht përtej mrekullisë.

Si ni popull bajagi shovinist na nuk mundemi me thon që jemi kosovar sepse kjo na përzin me serbët, turqit, romët – pakica për t’cilat ni pjesë e popullit ka ni urrejtje për arsye t’ndryshme. Mirëpo, për shovinizmin kom shkru ma herët.

Në Kosovë dhe Shqipni jetojnë dy popuj që kanë shumë sende t’përbashkëta, ama nuk jon i njëjti popull. Na kemi tjetër gjuhë, tjetër mentalitet, tjetër histori që po bojm, tjetër treg, tjetër ‘dashni’ për fqinjtë, tjerë emra ‘shqiptar’.

Gjithnjë e kam pas bindjen, edhe ende e kom që kosovarët jemi shfrytzu prej shqiptarëve vazhdimisht, n’epoka t’ndryshme e n’mnyra e sfera t’ndryshme. Sigurisht ka pas edhe ndihmë, ama jo sa ato t’parat.

p.sh. – t’nisemi prej televizioneve. Dy platformat satelitore shqiptare shesin kartela n’Kosovë pa i pas t’drejtat televizive për me i shit ato kartela, pa i pagu tatime shtetit, tatime që i pagujnë kompanitë tjera vendase. Mundemi me hedh një paralele shumë t’drejtë që nga ‘rregullimi’ i transmetimeve të atyne kanaleve n’Kosovë, dhe cilësisë stagnuese t’kanaleve tona. Nuk osht treg i lirë, osht keqpërdorim, dhunim që televizionet e platformat shqiptare ju bojn tonave. Neve na i marrin mbi 200 euro n’vjet për me kqyr sende që legalisht guxojn mu transmetu me satelit vetëm n’shqipni. Ngjashëm osht shfrytzu edhe diaspora tash e sa vjet. Ngjashëm osht dhunu edhe shteti edhe sistemi tatimor. A televizionet tona nuk e kan t’njëjtin privilegj atje.

Edhe shija, pos gjuhës dhe preferencave ndryshon. Sa mundet mi knaq ni projekt i Stupcave, apo ni komedi kosovare shqiptarët atje? Sa skeqe t’Portokallisë e 2XL i keni kuptu edhe keni qef me loqkë t’zemrës. A mundeni me ngu muzikë italisht e greqisht njëjtë sikur qysh bojn n’Shqipni? A mundeni me ju lon emra fmijve qysh ju lojn atje. A mundeni mu marr vesh pa e bo ni ofshamë mas bisedës t’shkurtër, e cila ndjeket me një llogaritje t’gjerë e t’gjatë nëse ju ka mashtru tipi që jav ka lshu banesën?

Ka edhe shumë vende tjera, t’ngjashme që kan histori e gjuhë t’ngjashme (tu nis prej Austrisë e Gjermanisë) mirëpo t’cilat nuk e kan problem mu zhvillu veçmas. Na po dojmë me e mbledh zullumin me ni vend edhe me bo mut krejt. Nëse problemet tona mundemi mi zgjedh, n’bazë t’logjikës, e vetmja metodë e suksesshme osht deduksioni për mu.

Osht koha e fundit me pranu realitetin edhe me ju kallzu pleqve pseudo-patriota që shqipnia e kosova jon dy vende, dy popuj t’ndryshëm secili n’shpi t’veten. Secili duhet mu mundu me ndreq oborrin e vet edhe mi pas punët mirë me kojshit, me dikon ma mirë, me dikon hala ma mirë. Gardhet nuk osht nevoja mi rrxu. Nuk na vyn as duvarat e mdhaj se kërkush nuk po jav kqyr gratë.

Kosovarët ekzistojnë. Na ekzistojmë. Na nuk jetojmë me ni botë t’ndërtume n’themele mitologjike. Halili e ka thon kton qart e kosovarqe. Unë jom kon e jom me Halilin!

Kosova e Shqipnija jon dy shtete. Njoni ka medalje në garat shumë-sportive ndërkombëtare veq ni vjet mas pranimit ndërkombëtar. Tjetri nuk ka asni medale qe 103 vjet sepse Leonidasi, Mirela e tjerët jon kujdes për kojshit e tyne me ju sjell medalje.