Categories
lomsh

Krejt burrat

  1. Pas tragjedisë në Ferizaj, shumë meshkuj kanë provuar të distancojnë veten duke insistuar që “nuk janë krejt burrat njëjtë”.
  2. Dje, një burrë, në pikë të ditës, përndoqi dhe sulmoi tri çika të reja.

Tmerri i kësaj të dytës është që kjo ndodhi në dritë, në sy të shumë vetave, dhe asnjë nuk intervenoi në mbrojtje të atyre çikave.

Në mesin e kalimtarëve kishte burra, të cilët si zakonisht “kqyrnin punën e tyre”.

Dhe ky është problemi i krejt burrave!

Nuk marrin asnjë veprim për të ndaluar dhunën ndaj grave, qoftë fizike, psikike, apo emocionale.

Më e frikshmja është që kjo indiferencë, kjo mospërfshirje është nën arsyetimin që “nuk kemi nevojë mu përzi në punë të huaja” ose “i din Meta punët e veta.”

E pastaj, kur të vriten gratë, dalin e thonë që nuk është e drejtë kjo, duhet dënuar dorasit, jo krejt burrat janë të njëjtëëëë.

Hipokrizi.

Sa herë ju ka ndodhë që një burrë ka intervenuar në rrugë kundrejt një fishkëllime, lëshime fjalësh, ofendime, zënke, apo edhe si në rastin e djeshëm rrahje?

Mendoj në një burrë të huaj, i cili nuk ka kurrfarë lidhje me gruan që është cak i krejt atyre maltretimeve të mësipërme.

Zero? Asnjëherë?

Është normale kjo, fatkeqësisht.

Sepse, “nuk është punë e imja,” ose “e lypin çikat,” ose “normale është kjo, ndryshe nuk zihet femra.”

Njëjtë edhe kojshia, edhe familja e gjerë, miqtë, nuk intervenojnë, nuk provojnë të ndihmojnë të përfshirat në situata të tilla. Krejt dalin pastaj edhe tregojnë historinë qysh ka ndodhë, si një seri, po asnjëherë nuk kanë menduar të ndërhyjnë për të mirë.

Paramendojeni çka ndodhë në terr?

Çikat më shumë kanë frikë burrat se sa qentë endacakë!

Burri kosovar është më i rrezikshëm se një qen endacak i uritur, më i rrezikshëm se një kafshë.

Dhe krejt burrat e përkrahin këtë qasje, e ndihmojnë. Sepse, abstenimi ndaj të keqes është bashkëpjesëmarrje në të.

Edhe mos të shitemi ‘franquza’, sepse krejt kemi në rrethin tonë legena të këtillë që gruan e shohin si copë shfryrjeje në mënyra të ndryshme, rob, posedim. Femra jeme, gruaja jeme, £%$”! jem!

Janë të gërditshëm, por nuk janë miq të mi!

Sepse, unë, si bajat, nuk mundem me i mshel sytë para të keqes, edhe nëse më shajnë, më kërcënojnë, më sulmojnë fizikisht, apo edhe më vrasin!

Sa prej burrave janë të gatshëm të konfrontohen fizikisht në mbrojtje të një kalimtareje të panjohur pa pritur asnjë shpërblim nga ajo?

Kur ky numër të jetë mbi 50%, atëherë ndoshta mund të arsyetohen që “jo krejt burrat janë të këqij”.

Sot, krejt burrat janë vrasës!

Valar morghulis…