Categories
Filma Journal

kuarteti familjar

ka shume filma ne lidhje per mikun me te mire te njeriut – qenin… A Dog’s Purpose osht nder t’fundit, por jo patjeter me i miri… njejte ka edhe shume filma te mire qe shpjegon familjet, lidhjet familjare, si me prinderit, si me vellezerit e motrat… gjate ketyre diteve jom mundu me sjell ni koleksion te ketyre filmave qe kane t’bojn me lidhjet familjare qe i kemi…

gjithcka nis me qenin si mikun me te mire te familjes, me A Dog’s Purpose ni film qe do t’ia vlente ta shihni vetem nese e nini veten pak qen… e kam permend edhe aty, edhe ketu, nese niheni t’ofendum prej ktij mbiemri, mos e kqyrni…

tek The Princess Bride, Inigo Montoya niset ne mision per te marr hakun e babait me aktrimin e perkryer te Mandy Patinkin, ne nje film me skenar teper mencurisht te realizum…

tek Forrest Gump, Sally Field ne rolin e zonjes Gump tregon dashurine qe ka nje nene ndaj nje femije i cili perkunder qe mund te jete ndryshe, megjithate eshte i saji, dhe i cili e sheh ate si cdo femije tjeter qe e sheh nenen – qendren e universit…

e tek Little Miss Sunshine, kemi ni tregim qe mobilizon familjen per ti realizuar ondrrat motres se vogel, me ane te ni udhetimi qe mbledh familjen afer si asnjehere me pare ndoshta…

ka edhe shume filma tjere ne lidhje me familjet, me lidhjet qe krijojme me ta… besoj qe keni pare shume, dhe ju kane mbetur ne mendje, e ndoshta edhe ne mesin e filmave me te mire… por, te ju them ni sekret…

filmin me te mire familjar e beni vet ju me familjen tuaj… qendroni gjithmone mire me ta, afer tyre, pasi familja osht gjeja me e vlefshme qe kemi ne kete jete….

kqyrni filma.

p.s. n’foto neser nuk i njihni jon Familja Adams, nje familje vampirash te cilet edhe pse vampira, apet i kane punet mire mes vete… e paramendo mu kon njerz e mi pas keq…e qysh keni mujt me vrejt edhe nalt, titujt e filmave, e as temat nuk bazohen ne keto lidhje qe kom permend, mirepo nese doni mundeni me gjet shumecka n’filma, mjafton me kqyr… njejte qysh ka thon edhe Profesor Urtimori…