Categories
lomsh

Kur fundoset Spanja – Ditarët e Brazilit

Spanjollët…

Dikush e ka dashur me gjithë zemër, e dikush sikur unë e ka urryer mënyrën e futbollit spanjoll. Disi ka qenë e suksesshme për të ju sjell tre tituj, asnjëri më bindës se Euro 2012. Sidoqoftë, tani është koha ta varrosim këtë kombëtare që padyshim do të lë hapësirë në histori të futbollit.

Edhe mbrëmë sikur me Holandën, ishin të humbur, pa ide, pa emocione, pa dëshirë për të luajtur. Spanja e pat të veten, dhe shmangja e një turpërimi tjetër, nga Australia duhet të jetë qëllimi kryesor i këtij turneu.

Adios…

 

Kroatët…

E kur kroatët kanë të gjitha kushtet themelore të futbollit, atëherë të kënaqin. Duke nisur nga goli i parë mbrëmë, kroatët dominuan duke pikturuar një lojë të kënaqshme për syrin e një futbolldashësi. Kovac kishte bërë zëvendësimet e duhura para ndeshjes me Sammirin në pozitën e 10shit (më pëlqen ti numëroj pozitat në fushë, sipas metodës së vjetër) dhe Manduzikin e rikthyer në formacion.

Tani më ish-sulmuesi i Bayernit shënoi dy gola të thjeshtë, duke rritur sadopak çmimin para largimit nga bavarezët. Kroatët patën një mesfushë defanzive të shkëlqyeshme, ngjashëm si në ndeshjen e parë, dhe kësaj radhe funksionuan edhe krahët ofanziv.

Tani i pret finalja kundër Meksikës, dhe çfarë finale se…

 

Kengurët…

Për pak sa nuk befasuan edhe Holandën. Kombëtarja më e dobët e kampionatit (në letër dhe para fillimit) ka shfaqur dy ndeshje të shkëlqyeshme. Thjesht kanë qenë të parezervë në fushë, kanë treguar gjithë ato që dinë, dhe kjo iu shpagua si atyre me dy ndeshje të mrekullueshme, si neve si shikues. Në mesin e kujtimeve të mira për ta, do të na mbetet edhe goli fantastik i Tim Cahill, që megjithatë mbetet pas atij të Van Persies për mua. Më zor është të kalkulosh goditjen e topit me kokë se sa me këmbë nga një asistim aq i largët.

 

B-ja…

Tani në grupin B do të mbetet kalkulimi për të ndarë dy pozitat e para në grup. Kush dëshiron Brazilin e kush Meksikën apo Kroacinë. Ndeshjet e B-së do të zhvillohen para atyre të A-së të hënën, që do të thotë se së pari Holanda e Kili duhet të përcaktojnë pozitat pastaj të presin se çfarë do të bëj Brazili. Një përballje jugamerikane ndërmjet Brazilit dhe Kilit do të ofronte futboll cilësor, por, me këdo që takohen Kilit nuk është për tu hedhur poshtë. Ka mundësi që të dy skuadrat e B-së të kalojnë në çerekfinale pa marrë parasysh kundërshtarët.

 

Sonte…

Çfarë mbrëmje na pret sonte! Kolumbia dhe Bregu i Fildishtë do të përcaktojnë ndoshta kombëtaren e radhës që kalon në rrethin e dytë. Mbi të gjitha presim një lojë të shkëlqyeshme me jugamerikanët favorit.

Uruguai dhe Anglia do të përcaktojnë se cili nga favoritët do të pres biletat për rikthim në shtëpi. Ndërkohë ngjashëm si në ndeshjen e parë, edhe japonezët dhe grekët pritet të shfaqin një futboll të bukur, pasi të dyja janë në një baraspeshë në cilësi.

18:00     Kolumbia – Bregu i Fildishtë

21:00     Uruguai – Anglia

00:00     Japonia – Greqia