Serbia ka rreth 40 mijë pensionist lufte që paguhen 340 euro në muaj. Këto janë shifra të disa viteve më parë, dhe me shumë gjasë kanë ndryshu.

Ushtari më i ri në luftën e Kosovës ndoshta ka lindur në vitin 1981. Të gjithë ata tjerët kanë qenë më të vjetër, dhe një pjesë e konsiderueshme janë në pension.

Për t’i paguar këta ushtarë që na kanë qit rrugëve deri në Bllacë, 1 milion shqiptar, i kanë vra rreth 40 mijë tyre, edhe kanë djegë e kanë rrafshu çka ju ka prish qejfin, Serbisë i duhen rreth 170 milion euro në vit.

Në këtë krizë ekonomike, kosovarët, kojshia e familjarët tanë, shpenzojnë ma shumë se 170 milion euro për produktet serbe.

Pra, çdo vit, ne kosovarët, që na është dashur t’i ndreqim gjithë ato shpija, që është dashtë të presim me vite për të gjetur eshtrat e familjarëve tanë, neve që nipat e mbesat na janë rritë pa prindër, i paguajmë fajtorët e krejt këtyre krimeve me çdo cent që shpenzojmë kur blejmë produkte serbe.

100 shishe Dijamant në muaj = pensioni i një ushtarit serb
10 abonime për Arena Sport = pensioni i një ushtarit serb
5 udhëtime kah Serbia me ryshfet e krejt të ni ‘ausllanderi’ = pensioni i një ushtari serb

Pos që paguajmë për ato pensione, ni pjesë e konsiderueshme ju mbetet edhe për me ble armatim, edhe me na përcjellë edhe një herë deri në Bllacë a Zoti e di ku.

Mirëpo, Dijamanti pe pjekë mishin ma mirë, e futbolli s’ka gjuhë po thojnë. Fëmija qysh para lindjes po mësohen me pllazma të Pionirit.

Tani, kur po them që jemi popull analfabet po ndihen të ofendum.
Na jemi asi njerëz që osht dashtë me vendos flamure të shteteve pranë produkteve për me na tregu që ky osht i Serbisë.
Qaq për gjeografi, e hala ma keq për histori jemi.

Nëse bohet luftë, së paku tash e di që kanë me na vra e me na kallë paret e familjarëve e kojshvie tanë që po kqyrin futboll në Arena Sport tu hongër cipiripi.

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: