Categories
TV Reviews

La Casa del Papel – Sezoni 4 (me spoilera)

Shtatë minuta në episodin e parë, profesori është lodhur dhe dorëzohet.

Pas pak thotë: ‘Më duhet të vazhdoj.’

Dhe nuk është vetëm karakteri kryesor që çohet pas këtij momenti filozofik. Çohem edhe unë për të mbledhur veten që të përfundoj tetë episode para se ndonjë zuzar të çohet e të postoj spoiler thuajse ka zbuluar botën.

(Ata që ju bëjnë spoilera, lirisht ‘fshini’ prej jetës tuaj, ‘ghost’-oni që po ja bëjnë rinia tashti!)

Momente të këtilla filozofike kemi përgjatë të tetë episodeve, të cilat janë të mbushura me këso gjërash të cilat ndoshta edhe mund të mos duken aq të parëndësishme, por milen për të plotësuar hapësirën deri në maksimum, që na çon mallin tek serialet indiane ku disa minuta kalojnë duke vështruar karakteret para se ndonjë të lëvizë apo flas.

Nuk më pengon fakti që shumica e aksioneve janë jashtë imagjinatës së njeriut, sikur episodi i fundit dhe krejt puna me muhabet ndër të tjera, apo një Thanos si Gania. Ç’dreqin ishte Gania?! Në rregull, më pëlqeu mënyra si e zhvilluan karakterin, po prapë!

Besoj që krejt e dimë fundin, ose së paku vazhdimin. Sierra do të bëhet anëtare e re e skuadrës për tu hakmarrë ndaj autoriteteve pasi edhe ashtu e pret burgu. Ndoshta do të merr një titull të ri si Ottawa?! Pastaj një mision të fundit ndërkombëtar, pasi shikueshmëria në këtë kohë pandemie është e fryrë dhe mjafton për një pjesë të gjashtë a shtatë të porositur qysh tashti.

Në fund të fundit, La Casa del Papel po bëhet gjithçka që bie ndesh me misionin që ka pretenduar të ketë, por gjithçka që përshtatet me titullin. Vazhdimet e panumërta po i bëjnë komercial, për të fituar sa më shumë para derisa misioni i tyre brenda është që të revoltojnë masën kundër po atyre që shfrytëzojnë masën për para. Por, titulli është ‘shtëpia nga letra’ kështu që letrat janë çfarë ju nevojiten atyre!

Fatkeqësisht, kjo pjesë vazhdoi duke u stërholluar nga pjesa e mirë – planet e aksioni, duke u përqendruar në pjesët e kota e të mërzitshme; duke kaluar nga një triler në një telenovelë, por që tashti plotëson të gjitha kushtet e Hollywoodit neoliberal!

Ndonëse fillimisht dukej si një ide interesante, bile edhe gjeniale, e ngjyrosur më tepër se që duhet me njolla telenovele, tashti është bërë një seri e kotë. Mirë që po janë vetëm tetë episode, e për tri ditë disi po përtypen. Nëse pjesa e pestë nuk është e fundit, gjë që dyshojë se do të jetë, do ta kem të pamundur të kthehem për më shumë pjesë. Nota personale: 3/5