Categories
lomsh

lakmia

Shumë sende nuk i kuptoj tek njerëzit, nuk mundem me gjet diçka racionale për veprimet a mendimet e tyre, ama kurgjo nuk osht si lakmia.

Ma së shumti tek njerëzit m’dhimben ata që nuk arrijnë me kriju ni filozofi, shije, a mendim për jetën edhe sendet tjera. Hala ma shumë ata që e krijojnë një, dhe nuk guxojnë me sfidu, prej frikës që munden me humb krejt.

Kështu që nëse shohin dikon që ka ble kauq ma të mirë, menihere edhe ata duhet me pas qat kauq të mirë se s’bon mu knaq tjetri e unë me mbet pa kauq. Edhe, kënaqësia margjinale ndërmjet kauqit të vjetër edhe kauqit të ri, ai dallimi që ta pushon trupin nuk osht i dallueshëm.

Njëjtë me ajfon 12 edhe 13. Ka dallime, po shumica nuk i shohin. Njëjtë qysh nuk i shohin edhe qato pare që ju shkojnë.

Lakmia e mban njerëzimin gjallë.

Nejse, kapitalizmin.

Mos me lakmu njerëzit, ata nuk blejnë, mos me ble, nuk ka prodhim, nuk ka kapital, nuk ka pare për Stivin.

Nëse ishim tërheqë ma shumë në vete, edhe kishim analizu pse duhet me ble diçka, me ndryshu diçka, me pi diçka, m’i bo nja dy shtylla ‘për’ dhe ‘kontra’, edhe me i gjet dallimet, me i vlerësu ato, nuk kishim humb kohën e paret tu qu dëm në sende të panevojshme.

Kur ta blejsh ni telefon të ri, edhe nuk mundesh me nxjerrë noj kënaqësi ma të madhe se telefoni i kalum, bjen në depresion se shkun paret dam. Masanej ja nis mu livdu e me fol që ke ble telefonin, edhe fejkerat ta bojn rrafsh. Depresioni ma i madh osht kur e zbulon që je i rrethum me fejkera, e edhe vet je qashtu.

Ma shumë kënaqësi gjeni me ja ble ni telefon dikujt që s’ka pas hiq. Mirëpo, kjo ndjenjë nuk ka banu tek shumë njerëz, tek ato zemra që janë të pushtume prej lakmisë.

Sidomos ato prej lakmisë për ma shumë pare!