Kur jemi tek regjisorët e mbivlerësuar që gjithnjë nominohen për më të mirët e vitit, sigurisht që aty do hasim patjetër Paul Thomas Anderson.
E ka një stil më ndryshe të shtjellimit të temës me mënyrat e tija që e dallojnë nga tjerët dhe nga një rend i zakonshëm, gjë që ndihmohet edhe nga ngjyrat e kostumografia e veçantë që e bën ambientin të jetë një botë në vjetër nga tjerat. Mendoj që kjo është arsyeja pse shumica magjepsën nga puna e Paul Thomas Anderson.
Derisa kjo mund të jetë një veçori interesante për dikë, për mua nuk është diçka speciale që të bën ‘të luajsh mendsh’ dhe të magjepsësh nga puna e tij.
Tri nominimet e fundit të tija për Oskar janë filma nën-mesatar, nisur nga Inherent Vice, me Phantom Thread, e deri te Licorice Pizza.
Licorice Pizza sjell historinë e Alanasë dhe Gerit të cilët duke u rritur kalojnë nëpër një ‘katërkëndësh’ dashurie gjersa provojnë të duan tjerët e të harrojnë njëri-tjetrin, të manovrojnë lidhje të ndryshme ndërmjet vete, derisa në jetën e tyre kalojnë karaktere jo aq interesante.
Në rolin e Alanas vjen e panjohura për filma artistik, që duket se është njëlloj muze e PTA, Alana Haim, dhe Cooper Hoffman si Geri. Në rolet tjera dytësore janë Sean Penn, Bradley Cooper, e emra tjerë më pak të njohur.
Ngjarja zhvillohet në vitin 1973 në San Francisco, dhe kjo përshtatet bukur me kontrastin vizual dhe ngjarjet që ndodhin. Ndër ngjarjet më interesante është një skenë me kamion, që është ndër ato gjërat që ndoshta e bëjnë filmin kaq të rëndësishëm.
Megjithatë nuk është as për së afërmi në mesin e filmave më të mirë të vitit 2021. Është ndër ata titujt që i bën filmbërësit dhe njerëzit e filmit të duken më të mençur se ne, konsumatorët e produkteve të tyre. Por, thellë në vete është një film ‘meh’. Nota personale: 2/5