Ekziston një teori që njerëzit janë virus që dëmton Tokën dhe vetë jeta jonë është një luftë e tokës deri në asgjësimin tonë!
Sigurisht është teori konspirative sikur ato kundër vaksinave e të ngjashme që pinë ujë në një ambient pa njohuri thelbësore për shkencën!
Edhe si seri e zhvilluar më vonë, Life After People, është një film që për gati 100 minuta tregon se çfarë do të ndodhte sikur një ditë i gjithë njerëzimi thjesht do të zhdukej.
Nuk përmend arsyen, apo shkaktarin e zhdukjes, nuk është një virus apo apokalips që lë mbrapa trupat e njerëzve. Është thjesht një zhdukje momentale e përgjithshme, një tranzicion në një dimension a univers tjetër.
Dhe për ata që kanë një interesim për skenarë të tillë është goxha një qasje ndryshe nga tjerat. Qoftë në filmat artistik, qoftë në dokumentarët si kjo, zhdukja e njeriut e apokalipsi vijnë gradualisht.
Këtu gradualisht është vetëm kalbja dhe shkatërrimi i veprave të njeriut dhe rikthimi i natyrës.
Që nga disa orë deri në mijëra vite, si ndryshon planeti ynë nga ikja jonë e përnjëhershme deri te rikthimi i natyrës, është një aventurë interesante, si gjithçka që kemi ndërtuar duke pushtuar natyrën, kthehet nën pushtimin e natyrës, dalëngadalë.
Pasi seria më duket ka disa sezone dhe ju merr deri në 20-30 orë, ky film është një përmbledhje që zgjatë pak më shumë se një orë! Nota personale: 4/5
E gjeni edhe në YouTube – https://www.youtube.com/watch?v=lG6mhtVAkV8