Jemi tu jetu me ni kohë të flliqtë, ku për llajka “gazetarët” duket sikur mezi presin me ndodhë ndonjë tragjedi.

Gazetaria osht zanat, ama si çdo zanat tjetër, nuk ka fund kurrë edhe gjithmonë duhet me kqyr me bo veten ma të mirë se dje. Me lexu libra, me kqyr seriale, filma, a dokumentare, nuk është ide e keqe.

Dy prej serive ma të mira për gazetarinë vijnë nga Aaron Sorkin – Sports Night edhe The Newsroom.

Por, këto ditë ka përmbyll sezonin e dytë “The Morning Show” që ka të bëj me gazetari.

Ata që e kanë pa e dinë prej ku janë marrë këto pjesë, po edhe ashtu nuk është spoiler.

Një karakter vdes në seri.

Kur vjen koha me raportu lajmin, producentja i ka dy kërkesa:

  • Dy konfirmime për vërtetësinë e lajmit
  • Së pari njoftohet familja, pastaj raportohet për publikun

Fatkeqësisht, javëve të kaluara kemi pas raste të ngjashme edhe në jetën reale, ku edhe dhimbja është e njëmendtë.

Rregullat që i respektojnë edhe serialet, e jo veç mediat profesioniste, tek ne nuk aplikohen.

Bile, për më tepër, ni kryeredaktor del e lavdërohet për punën që e kanë ba!

Edhe nuk është larg mendsh që pas një kohe edhe kanë me nxitë ose porosit vrasje apo tragjedi. Nxitja veç është aktuale, çdo natë, në debatet televizive, të cilat nuk i kqyri moti kohë.

Atyre ju duhet kaos, tragjedi, aktivitet për me pas “qarkullim” e “llajka”. S’ka lidhje a vdes dikush, a i këputet zemra dikujt. Me rëndësi, “engagementi” vëlla!

Injorimi total i tyre është e vetmja rrugë.

Indianët edhe ashtu nuk ju bëjnë llajka!

About Author

Writer?!

You might also enjoy:

%d bloggers like this: