Një profesor universiteti joshet nga një vajzë katërmbëdhjetëvjeçare!
Në botën e ligjshme moderne ky është krim. (Pos nëse je mik i famshëm i Jeff Epsteinit)
Para se të kalojmë te filmi si vepër arti, do të duhej të shqyrtonim temën e veprës dhe moralin që ajo përçon. Dhe vepra si kjo gjithmonë shkaktojnë polemika. Ata që e vlerësojnë këtë vepër letrare kryesisht përqendrohen në mënyrën e rrëfimit, e ata që e kundërshtojnë përmendin temën që shtjellon.
Ky tabori i dytë më përfshinë edhe mua që nuk më interesojnë mënyrat e rrëfimit sa përmbajtja e çfarëdo vepre artistike qoftë ajo!
E përmbajtja e këtij filmi është një temë tabu, dhe ilegale, e që nuk kam dyshime se pas gjeneratës tonë, bazuar në ecurinë e politikës neoliberale do të bëhet diçka krejt normale sepse njerëzit ‘ndihen qashtu, edhe mund të bëjnë çfarëdo që ndiejnë”.
Filmi i Stanley Kubrick përçon krejt atë për të cilën njihet kjo vepër – joshjen e profesorit nga Lolita, luftën e tij të brendshme, e edhe të jashtme karshi kësaj ndjenje, edhe ngjarjet që vijnë si pasojë direkte e indirekte e kësaj lufte të tij.
Sigurisht që nuk është film ‘i lehtë’, e edhe kohëzgjatja nuk ndihmon. Nuk ka diçka të padurueshme nga aspekti moral (së paku jo versioni që e kam pa unë), edhe gjëja më e frikshme ka qenë fakti që profesori ka rruar fytyrën dy herë në ditë! WTF?!
Aktrimi është në nivel, si nga James Mason, ashtu edhe nga Sue Lyon, e edhe nga karakteri ndihmës i Sharlotës portretizuar nga Shelley Winters!
Problemi im është që me naivitet besoj që filmi e letërsia duhet të jenë forma që kontribuojnë në zhvillimin e shëndetshëm të një shoqërie. Dhe ky zhvillim vjen edhe duke propaganduar për pasojat e dukurive të liga, si kjo në fjalë. Filmi ia del të përçojë këtë deri në një masë. Por prapë vepra letrare mbetet e mbivlerësuar, derisa filmi del të jetë mesatar. Nota personale: 3/5